Aktualitet

27 Tetor 2020, 20:19 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetari Muhamed Veliu ka zbardhur detaje nga gjendja shëndetësore e Floresha Rashës, e cila u kthye në Shiqpëri, pas shtatë vitesh jetë në Siri. I ftuar në studion e “Open”, Veliu tha se Rasha është plagosur në këmbë, nga një snajper.

Gazetari u shpreh se Rasha është gjendur në mes të dy palëve në luftë dhe ka marrë plumbat. Edhe sot, sipas Veliut, ajo ka dy plagë shumë të mëdha në këmbë, por që në Shqipëri, do t’i nënshtrohet një trajtimi më të mirë mjekësor.

Ajo është plagosur nga një snajper. Ka qenë mes dy palëve në mes të një lufte dhe ka marrë oplumbat. Ka dy plagë të mëdha në këmbë dhe është në gjendje të keqe, edhe pse kanë kaluar dy vite, që nga plagosja e ndodhur. Këtu në Shqipëri, Floresha do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore,”- tha Veliu.

4 fëmijë dhe një grua janë riatdhesuar sot në Shqipëri të evakuuarit nga kampi i Al-Holit në Siri. Bëhet fjalë për Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj të mitur, ndërsa bashkë me ta ishte edhe Endri Dumani. Pas 6 vitesh ai rikthehet në Shqipëri, por pa të motrën, e cila zgjodhi që të qëndrojë në kamp.

Mendohet se numri total i të riatdhesuarve do të shkojë mbi 50 shqiptarë, megjithatë indentitet e tyre ende nuk janë bërë me dije. Kjo pasi sipas kryeministrit Edi Rama, nga detajet e shumta që mund të publikohen, jeta e tyre mund të vendoset në rrezik. Kreu i qeverisë, shtoi se disa prej tyre janë bashkë me familjen në kamp, dhe jo të gjithë i kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre radikale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet floresha rasha muhamed veliu riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria floresha rasha muhamed veliu riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 19:05

TIRANË– EUROPOL ka zhvilluar një aksion ndërkombëtar, teksa ka kryer rreth 44 548 në 17 vende të BE-së dhe 5 vende të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë...