Aktualitet

Ç’po ndodh me Eva Dumanin?! Daja rrëfen detajet rrëqethëse: Duhet të zgjidhte mes vetes dhe vëllait, nëse Endri do rrin

27 Tetor 2020, 20:32 Nga DOSJA
Ç’po ndodh me Eva Dumanin?! Daja rrëfen detajet

TIRANË- Daja i Eva Dumanit rrëfen detaje rrëqethëse nga operacioni i shpëtimit të fëmijëve shqiptarë në kampin e ferrit “Al Hol”, në Siri.

Në një lidhje me “Skype” për emisionin “Real Story”, në News24, Xhetan Ndregjoni tha se nuk është e vërtetë që 14-vjeçarja Eva Dumani nuk ka dashur të vijë, por sipas tij ajo ka pasur frikë dhe presion brenda kampit.

Daja Ndregjoni theksoi se Eva bëri një zgjedhje mes vetes dhe vëllait, dhe zgjodhi të shpëtojë vëllanë, pasi ishte në gjendje të rëndë dhe nëse do të qëndronte edhe një muaj në atë kamp, nuk do të jetonte më.

“Jam gati të jap gjithçka vetëm të kthej dhe mbesën në atdhe. Nuk ka fjalë për të komentuar pamjet e momentit të takimit të nënës me Endri Dumanit. Ato pamje janë vetëm dhimbje, që na kanë shoqëruar neve prej vitesh. Shoh që qarkullon se nuk ka dashur Eva të kthehet. Eva është 14 vjeçe, unë kam humbur kontaktet me të. Që kur ka ikur s’kam reshtur. Kam arritur të kontaktoj shumë njerëz. Është shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme të thuhet që Eva nuk ka pranuar të vijë. Ne pamë sekuencat e kampit. A kuptoni se çfarë bëhet atje? Atje është një katrahurë e paparë. Shihni pamjet dhe thoni si duhet të mendojnë ata njerëz. Nuk është shumë kollaj, se jam përpjekur 7 vjet rresht. Nuk kam lënë njeri pa kontaktuar. Dëshira ime për ta marrë ka qenë e madhe, por garancia ishte e vogël. Ajo ka pasur frikë që të kthehej, por ndoshta ka pasur edhe presion brenda kampit. Ajo ka bërë një zgjedhje mes vetes dhe vëllait. Solli vëllain, se ishte në gjendje shëndetësore shumë të ligë, shumë të rënduar. Nëse Endri do kalonte dhe një muaj në atë kamp, nuk do të ishte më”, tha daja.

Marrë nga: BW

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet xhetan ndregjoni xhetan ndregjoni

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 20:19

TIRANË– Gazetari Muhamed Veliu ka zbardhur detaje nga gjendja shëndetësore e Floresha Rashës, e cila u kthye në Shiqpëri, pas shtatë vitesh jetë në Siri. I...

Aktualitet 27 Tetor 2020, 19:05

TIRANË– EUROPOL ka zhvilluar një aksion ndërkombëtar, teksa ka kryer rreth 44 548 në 17 vende të BE-së dhe 5 vende të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë...