Aktualitet

Alarmohet Korça, shtatë mësues në shkollën “Sotir Gurra” rezultojnë me Covid-19, anulohet mësimi

27 Tetor 2020, 18:36 Nga DOSJA
Alarmohet Korça, shtatë mësues në shkollën

KORÇË– Shkolla 9-vjeçare “Sotir Gurra”, në qytetin e Korçës është mbyllur. Dosja.al mëson se shkak për mbylljen e këti institucioni arsimor është bërë infektimi i shtatë mësuesve. Këta të fundit, morën sot përgjigjen e tamponit, që rezultoi pozitiv dhe janë vetëkarantinuar në banesa.

Por, për shkak të infektimeve, nesër nxënësit nuk do të paraqiten në shkollë. Ambientet e shkollës ‘Sotir Gurra’, klasat dhe oborri, do të dezinfektohen, në mënyrë që nxënësit të mos kenë rrezik infektimi.

Gjithashtu mësohet se u janë marrë tamponët edhe mësueve të tjerë të kësaj shkollëe, pasi kanë pasur kontakte me të infektuarit. Rastet pozitive mendohet se do të rriten, ndërkohë fëmijët nuk kanë shfaqur asnjë simptomë.

Gjatë 24 orëve të fundit, bilanci ishte tragjik. shtatë persona ndërruar jetë, ndërsa 284 të tjerë u infektuan.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce koronavirusi ne shqiperi mbyllet shkolla ne korce sotir gurra viktimat e koronavirusit ne shqiperi korce koronavirusi ne shqiperi mbyllet shkolla ne korce sotir gurra viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll