Aktualitet

Paditet në SPAK Kolë Hysenaj, prokurori famëkeq akuzohet për korrupsion

27 Tetor 2020, 18:09 Nga DOSJA
Paditet në SPAK Kolë Hysenaj, prokurori famëkeq akuzohet për

TIRANË– Prokurori Kolë Hysenaj është paditur në SPAK. Mësohet se Hysenaj është paditur për korrupsion me qëllime përfitimi. Dosja, bashkë me provat që faktojnë korrupsionin e Hysenajt ndpdhen në Prokurorinë e Durrësit për momentin, pasi u kaluan nga SPAK.

Duke ditur ‘raportet’ që ka Hysenaj, ekziston mundësia që edhe ato prova që janë mbledhur kundër këtij prokurori që ende vijon të jetë në detyre, të cënohen. Pasuria e Hysenajt është rimarrë nën hetim nga KPK-ja. Përmes një njoftimi për mediat, KPK sqaroi se seanca e planifikuar për në 25 shtator, për të dhënë vendimin për prokurorin, u shty pasi do të vazhdojnë hetimet për pasurinë e tij.

KPK ka gjetur një sërë problemesh me pasurinë e prokurorit, i cili rezulton se krahasuar me vitin 2003, e ka 20-fishuar pasurinë e tij. Në deklaratën e parë të vitit 2003, prokurori Hysenaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 1.9 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 40.8 milionë lekëve.

Gjatë viteve të deklarimit, Hysenaj deklaronte disa herë shitblerje ose shkëmbime makinash, me kosto më të lartë sesa çmimi i blerjes. Konkretisht, ai rezulton të ketë: Pasuri të patundshme me vlerë e 30.5 milionë lekëve, automjete me vlerë 8.9 milionë lekë dhe para në bankë me vlerë 1.3 milionë lekësh.

(dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kole hysenaj paditet ne spak kole hysenaj kole hysenaj paditet ne spak kole hysenaj

Sondazh

Poll