Sport

VIDEO/ Kamerat fokusojnë kur lojtari i Real Madrid kritikon Zidane: Mezi pret të më…

27 Tetor 2020, 15:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Kamerat fokusojnë kur lojtari i Real Madrid kritikon Zidane: Mezi

SPANJË-Moment i errët në karrierën e Isco-s. Futbollisti i Real Madrid ndodhet në bankën e të akuzuarve, për shkak se ka folur kundër vendimeve të trajnerin Zinedine Zidane. Imazhet e filmuara nga kanali spanjoll Movistar + përpara fitores 3-1 të Madridit në Clásico ndaj Barcelonës, tregojnë Isco duke folur me disa shokë të klubit për marrëdhënien e tij me trajnerin e Los Blancos.

“Kur më zëvendëson e bën në minutën e 50-të ose 60-të të lojës. Ndonjëherë edhe në gjysmën e lojës. Më aktivizon  gjithnjë vetëm 10 minuta, dhe kur më vendos në formacion, me zor pret të më zëvendësojë”. Fjalët e Isco-s shkaktojnë të qeshura te Marcelo dhe Modric. Në këtë sezon Isco ka zhvilluar vetëm 148 minuta, duke luajtur kundër Cadiz dhe Valladolid, ku edhe në këto dy ndeshje është zëvendësuar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport isco real madrid zidane isco real madrid zidane

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2020, 11:46

Mourinjo: Ehh… si kanë ardhur kohët

ANGLI – Hoze Mourinho sa herë fiton është edhe në formë për të bërë shaka. Kështu pas fitores minimale 1-0 të kësaj jave ndaj Bërnleit, trajneri portugez ka pos...

Sport 27 Tetor 2020, 10:16

Sot mbrëmja e Champions League

EUROPE – Pandemia dhe e gjithë kjo siatuatë kaotike në të gjithë botën, ka edhe një të mirë, të paktën për sportdashësit. Vërtet nuk mund të jenë në stadium, po...