Sport

Bashkia Shkodër shet Vllazninë për 50 milionë lekë

27 Tetor 2020, 11:04 Nga DOSJA
Bashkia Shkodër shet Vllazninë për 50 milionë lekë

SHKODER – Bashkia Shkodër ka vendosur të nxjerr në shitje 100% të aksioneve për të kaluar më në fund klubin në duart e privatit. Me anë të një njoftimi për mediat, Bashkia Shkodër saktëson se ka hartuar dokumentacionin për procedurat e privatizimit të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a., duke publikuar projekt-vendimin dhe relacionin shoqërues drejtuar Këshillit Bashkiak.

Përmbledhtas, Bashkia Shkodër ka propozuar në projekt-vendimin dërguar Këshillit Bashkiak si më poshtë:

Dhënien e pëlqimit për shpalljen për shitje të 100% të aksioneve që Bashkia Shkodër zotëron si aksionere e vetme në Shoqërinë Klubi i Futbollit “Vllaznia”.

Forma e shitjes së aksioneve që zotërohen nga Bashkia Shkodër në Shoqërinë Klubi i Futbollit “Vllaznia”, të bëhet nëpërmjet proçedurës konkurruese: Procedurë e Hapur Standard e Ankandit, sipas dokumenteve standarde tip të ankandit, bashkëngjitur këtij vendimi.
Proçedura e ankandit për shitjen e 100% të aksioneve, që zotëron Bashkia Shkodër, të nisë me vlerën 50,794,000 (pesëdhjetë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër mijë) lekë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport shkoder vllaznia shkoder vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2020, 11:46

Mourinjo: Ehh… si kanë ardhur kohët

ANGLI – Hoze Mourinho sa herë fiton është edhe në formë për të bërë shaka. Kështu pas fitores minimale 1-0 të kësaj jave ndaj Bërnleit, trajneri portugez ka pos...

Sport 27 Tetor 2020, 10:16

Sot mbrëmja e Champions League

EUROPE – Pandemia dhe e gjithë kjo siatuatë kaotike në të gjithë botën, ka edhe një të mirë, të paktën për sportdashësit. Vërtet nuk mund të jenë në stadium, po...