Sport

VIDEO/ Milan vazhdon pathyeshmërinë mes 22 ndeshjeve pa humbje, Roma dhe Kumbulla i marrin 1 pikë kuqezinjëve

26 Tetor 2020, 21:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Milan vazhdon pathyeshmërinë mes 22 ndeshjeve pa humbje, Roma

ITALI– Milan vazhdon pathyeshmërinë mes 22 ndeshjeve zyrtare pa humbje. Edhe kundër Romës kuqezinjtë nuk arritën të merrnin 3 pikë me Marash Kumbullën që i prishi festën kuqezinjëve. Në “San Siro” takimi përfundoi me shifrat 3-3. Gjithçka filloi në minutën e 2-të kur Zlatan Ibrahimovic i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes në minutën e 2-të, duke shënuar golin e parë për kuqezinjtë. Në minutën e 14-të, një gabim në dalje i portierit Tatarusanu, u shfrytëzua nga Edin Dzeko, që e pati të lehtë të fitonte duelin me kokë me Romagnolin, 1-1.

Edhe më spektakolare pjesa e dytë, me Milanin që mori epërsinë 2-1 që në minutën e 47-të mme Saelemaekers, që shfrytëzoi me një gotije të saktë brenda zonës depërtimit e zgjuar të Leaos nga e majta. Sërish Roma arrin të barazojë në minutën e 71-të me Veretout, pas një 11-metërshi të shkaktuar nga Benacer, por i kontestuar me forcë nga kuqezinjtë.

Megjithatë, me një Zlatan Ibrahimovic që po përjeton jë rini të dytë Milani nuk heq dorë nga fitorja dhe në minutën e 71-të 39-vjeçari e kthei në gol penalltinë e fituar nga Calhanoglu. Nuk ishte e thenë që Milani të siguronte fitoren e pestë radhazi, pasi festën kuqezinjve ia prishi Marash Kumbulla, në zhvillimet e një kundëreje, falë edhe një devijimi të lejtë të Ibrahimovicit, që u kthye në asist për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kumbulla milan roma kumbulla milan roma

Sondazh

Poll

Sport 26 Tetor 2020, 21:53

Roli i Shëndetit Mendor në Botën e Futbollit

Bota e futbollit shikohet nga tifozët dhe njerëzit nëpër botë si një industri një lojë ku qarkullojnë nje sasi e madhe parash dhe në të cilën lojtarët dhe ekipe...