Aktualitet

Krim makabër në Greqi/ Vret dy të moshuarit në Kretë, policia vihet në kërkim të shqiptarit. Si ua mori jetën çiftit,

26 Tetor 2020, 21:47 Nga DOSJA
Krim makabër në Greqi/ Vret dy të moshuarit në Kretë,

GREQI- Një shqiptar po kërkohet nga policia greke pasi ky i fundit dyshohet se ka vrarë dy persona në qytetin Chania, Kretë. Sipas mediave të huaja janë gjetur të pajetë një burrë dhe një grua por në dy shtëpi të ndryshme. Tashmë bëhet me dije se autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për vrasjen brutale, duke kërkuar burrin që hyri në shtëpinë e gruas dhe e mbyti atë.

Gruaja e moshuar u gjet në zonën Pasakaki të Chania brenda shtëpisë së saj, ndërsa partneri i saj 82-vjeçar që ishte zhdukur u vra në një shtëpi tjetër. Pas vrasjes trupi i burrit ishte copëtuar dhe më pas ishte futur në një valixhe. Sipas ekspertizës mjekësore gruaja u mbyt për vdekje dhe autori, që bëri krimin përdori një shami për t’i marrë jetën të moshuarës.

Policia ka nisur kërkimet për shqiptarin sakaq mësohet se denoncimi për të moshuarit është bërë nga të afërmit pasi këto të fundit nuk përgjigjeshin prej javësh në telefon. Policia nisi menjeherë kërkimet por për fat të keq të dy të moshuarit janë gjetur të pajetë.

Policia po merret me hetimin e ngjajes sakaq ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që ka shtyrë shqiptarin që të vrasë të moshurit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet krim makaber ne greqi shqiptari ne grei shqiptari vret dy te moshuar krim makaber ne greqi shqiptari ne grei shqiptari vret dy te moshuar

Sondazh

Poll