Politike

Firma e Kokës për inceneratorët, Kryemadhi: Për këtë arsye u përjashtua nga LSI, do e shohim nëse e dha vetë apo ia kë

26 Tetor 2020, 21:40 Nga DOSJA
Firma e Kokës për inceneratorët, Kryemadhi: Për

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar firmën e ish-ministrit të LSI-së, Lefter Koka në ndërtimin e inceneratorëve. E ftuar në studion e “Opinion”, Kryemadhi tha se Koka, për këtë firmë është përjashtuar nga LSI-ja, pavarësisht se ai vetë ka kërkuar që LSI-ja të ndërhyjë [ër këtë çështje.

Kryemadhi u shpreh se partia e saj nuk ndërhyn tek këto punë të ministrave dhe se nuk merr përsipër të mbrojë asnjë çështje të tillë. Gjithsesi, Kryemadhi, shtoi se në deklaratën e Kokës, do të merret vesh nëse ai firmën e ka hedhur se ka dashur vetë, apo se ia kanë kërkuar.

Ai ish-ministër është larguar për shkak të abuzimit në çështjen e inceneratorëve. Marrëdhënia e ministrave të LSI me strukturat ka qenë zero. Ajo është një çështje pavarësie nga struktura e partisë. Por gjithsesi, do ta marrim vesh nëse Koka e hodhi firmën se deshi, apo se ja propozoi ai. Do ta shohim dhe këtë. Por unë e kam thënë edhe më herët. Pozicionimi i LSI ka qenë kundër inceneratorëve dhe LSI-ja nuk mbështet asnjë skemë korrupsioni,”– tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e bashes per inceneratoret lefter koka monika kryemadhi akuzat e bashes per inceneratoret lefter koka monika kryemadhi

Sondazh

Poll