Politike

A është larguar Hajdari nga ‘Thurja’? Deputetja thirrje qytetarëve: Ju përshëndes nga zyrat e reja, bashkohuni

26 Tetor 2020, 20:33 Nga DOSJA
A është larguar Hajdari nga ‘Thurja’? Deputetja thirrje

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari, ditën e some ka postuar një foto në zyrat e reja në rrjetet sociale ku krahas fotos deputetja thotë se po punohet pa pushim për t’i dhënë jetë projektit të ri dhe për të sfiduar të gjithë klasën e vjetër politike. Ajo nuk ka bërë me dije se ku ndodhet dhe a është në zyrat e ‘Nismës Thurje’ por krahas postimit u bënë thirrje qytetarëve që të regjistrohen te Rudina Hajdari për të vazhduar sipas saj një epokë të re.

“Ju përshëndes nga zyrat e reja, ku së bashku me skuadrën po punojmë pa pushim për ti dhënë jetë projektit të ri politik i cili do e sfidojë gjithë klasën aktuale politike. Mos rri mënjanë por eja dhe përfshihu nëse beson se koha e Shqipërisë të sunduar nga 3-4 familje politike duhet të marrë fund e të nisë një epokë ku shteti i përket qytetarit, e drejta triumfon, njerëzit e ndershëm, profesionistë dhe punëtorë respektohen dhe institucionet funksionojnë. Regjistrohu te rudinahajdari.al dhe organizojmë një takim. Më shkruaj” -ka thënë ajo.

Më 6 tetor  deputetja Rudina Hajdari ka prezantuar projektin me emrin ‘Nisma’, me të cilin pretendon të futet në garën e 25 prillit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll