Politike

Kërkoi opinion për Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Venecia: Kemi pranuar kërkesën e Presidentit Ilir Meta 

26 Tetor 2020, 16:20 Nga DOSJA
Kërkoi opinion për Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Venecia:

TIRANË-Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i cili kërkoi opinion për Ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në një prononcim për FaxNews, Komisioni bën të ditur se se kërkesa e Metës është marrë në dorëzim dhe do të shqyrtohet.

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp ditën e sotme ka paraqitur pyetjet që i ka drejtuar Komisionit të Venecias për ndryshimet në kodin Zgjedhor. Kreu i shtetit ka bërë me dije se ka dërguar në Komisionin e Venecias ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Është momenti i duhur se kam kërkuar për një opinion urgjent mbi procesin e ndryshimit të njëanshëm të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, drejtuar Komisionit të Venecias. Presidenti pas paraqitjes së një kërkesë zyrtare të opozitës së bashkuar dhe në funksion të shmangies së një krize tjetër për të kontribuuar për stabilitetin e vendit, iu drejtua Komisionit të Venecias me një kërkesë për të dhënë opinionet e mëposhtme,”-tha Meta.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta komisioni i venecias ilir meta komisioni i venecias

Sondazh

Poll

Politike 26 Tetor 2020, 13:11

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë prapaktheu në lidhje me kalimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Pas kërkesës së Komisionie...