Politike

Rama refuzon pritjen e opinionit të Venecias/ Partia Demokratike: Kryeministri ka frikë nga ekspertiza e Komisionit, interesi

26 Tetor 2020, 15:41 Nga DOSJA
Rama refuzon pritjen e opinionit të Venecias/ Partia Demokratike:

TIRANË– Partisë Demokratike i është përgjigjur Edi Ramës, pasi ky i fundit tha se nuk do pres opinionin që do të jap Komisioni i Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe se Kuvendi nuk do të humbiste asnjë ditë për të miratuar ndryshimet.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi në një reagim që ka bërë në rrjetet sociale ka thënë se Kryeministri ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias. Ndër të tjera ai thotë se refuzimi që ka bërë Rama ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi, sipas tij është një tjetër dëshmi se interesi i mafies është mbi interesin e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Edi Rama duhet të shpjegojë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe pse i trembet zgjedhjeve demokratike sipas standarteve europiane. Shqiptarët nuk i kanë borxh Edi Ramës pengmarrjen e Shqipërisë. Refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë. Asnjë Kryeministër më parë nuk ka vënë në rrezik integrimin europian të Shqipërisë dhe nuk ka sfiduar hapur Bashkimin Europian për llogaritë e tij politike të ditës.

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor përcaktuan një prag kombëtar 1%, një rirenditje të listës të ndarë në dy pjesë, në pjesë e parë, bazuar tek vota preferenciale, me një prag brenda listës prej 10 mijë votash, për kandidatët që duhet të thyejnë listën e parë, një e drejtë për kryetarin e Partisë që të garojë në 4 zona, e po ashtu edhe kandidimin e partive në një listë të përbashkët dhe ndalimin e koalicioneve tradicionale. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi edi rama gazment bardhi

Sondazh

Poll

Politike 26 Tetor 2020, 13:11

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë prapaktheu në lidhje me kalimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Pas kërkesës së Komisionie...