Politike

Reagon David Lega për Kodin Zgjedhor në Venecia: Zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill të vitit 2021  

26 Tetor 2020, 14:55 Nga DOSJA
Reagon David Lega për Kodin Zgjedhor në Venecia: Zgjedhje të lira

SUEDI- Eurodeputeti për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega ka reaguar pas kthimit në Kuvend për rishqyrtim, të ligjit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Në një postim në Twitter ai ka shpërndarë reagimin e Komisionetrit për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhely, i cili ka thënë se Parlamenti para se të veprojë duhet që të presë patjetër përgjigje nga Komisioni i Venecias.

Ai ka shkruar se është plotësisht dakort me Komisionerin Varhelyi, ku Qeveria dhe Kuvendi duhet që të presin mendimin e Komisionit të Venecias pasi kjo quhet demokraci. Lega gjithashtu ka folur edhe për zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2021 ku ka deklaruar se duhet që të jenë të lira dhe të ndershme.

“Pajtohem me Komisionerin OliverVarhelyi. Parlamenti dhe Kryeministri Rama duhet të presin mendimin e Komisionit të Venecias, kjo do të ishte qasja demokratike. Zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill tw vitit 2021!” shkruan Lega.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david lega meta con ndryshimet zgjedhore ne venecia oliver varhely david lega meta con ndryshimet zgjedhore ne venecia oliver varhely

Sondazh

Poll

Politike 26 Tetor 2020, 13:11

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë prapaktheu në lidhje me kalimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Pas kërkesës së Komisionie...