Politike

“Të njoh nga forumet e FRPD-së”/ Sherr në studio, Vasili i tregon vendin Murrizit: Pusho se është emisioni im, deputeti

26 Tetor 2020, 20:51 Nga DOSJA
“Të njoh nga forumet e FRPD-së”/ Sherr në studio,

TIRANË– Myslim Murrizi është përfshirë në një debat verbal me moderatoren Eni Vasili. I ftuar në “Open”, Murrizi filloi të fliste në lidhje me platformën e partisë së tij, por u ndërpre nga Eni Vasili. Këtë ndërprerje, Murrizi nuk e pëlqeu dhe i tha Vasilit se ajo nuk ishte pronare e asgjëje aty.

Këtu nisi dhe debati, pasi gazetarja i tha Murrizit që të pushonte sepse e dinte ajo si e bënte emisionin e saj. Murrizi shtoi se Vasilin e mbante mend që nga forumet e FRPD-së, ndërsa gazetarja qeshi.

Pjesë nga biseda

Myslim Murrizi: Më thirr në mbiemër mua jo aashtu…

Eni Vasili: Po pse si të thirra? Si jeni sot z.Murrizi

Myslim Murrizi: Po të njoh, të mbaj mend,  nga mbledhja e FRPD-së

Eni Vasili: E ke gabim, s’kam qenë kurrë. Tani ju lutem, se jam drejtuese e Open dhe ça ndodh në këtë emision e vendos unë.

Myslim Murrizi: Po jo unë s’ta prish këtë emision, kam respekt, Unë kam respekt e të kam të preferume.

Eni Vasili: Po ç’po thua tani, se kam pirë kafe me Ivën unë dhe…

Myslim Murrizi: Shiko, se unë kam vetëm një emër dhe në platformën e partisë…

Eni Vasili: Po s’jemi për shpallje platform sot këtu..

Myslim Murrizi: Po uën s’do flas për atë që do ti këtu

Eni Vasili: Po je në emisionin tim…

Myslim Murrizi: Pse pronare je ti

Eni Vasili: Pronare s’jam unë, por emisionin e drejtoj vetëm, është tema ime

Myslim Murrizi: A tema jote…

Eni Vasili: Jo tema ime, po tema për publikun…

Myslim Murrizi: Epo mirë.. se na ke ftuar

Eni Vasili: E bravo, ke ardhur i ftuar, sillu si i tillë

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eni vasili myslim murrizi eni vasili myslim murrizi

Sondazh

Poll