Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Venecia pranon kërkesën e Metës. Kryeministri s’bën hapa pas: Kuvendi do rishprehet, s’hu

26 Tetor 2020, 13:49 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Venecia pranon kërkesën e

TIRANË– Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i cili kërkoi opinion për Ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në një prononcim për FaxNews, Komisioni bën të ditur se se kërkesa e Metës është marrë në dorëzim dhe do të shqyrtohet.

Ishte presidenti Ilir Meta ai që para gazetarëve lexoi 8 pyetjet që i kishte dërguar Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi.

Pas miratimit të tyre në Kuvend, kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi nga kreu i shtetit që të kërkonte ndihmën e ndërkombëtarëve. Nuk vonoi shumë dhe Meta depozitoi relacionin me 18 faqe për “Venecian”, ndërkohë që ndryshimet pritet që të kalojnë këtë të enjtë në Kuvend.

Nuk vonoi shumë se pas konferencës për shtyp të presidentit, reagoi vetë Komisionieri për Zgjedhim, Oliver Varhelyi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të mos i kalojë këtë të enjte në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor por të presë edhe vendimin e Venecias.

Komisioneri shtoi se  priste që Shqipëria në 25 prill të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por pavarësisht mesazhit të fortë që erdhi nga Brukseli, kreu i qeverisë nuk bëri hapa pas duke theksuar se Kuvendi do të kalojë sërish më 29 tetor ndryshimet që Meta i rrëzoi me dekret. Sipas Ramës, Shqipëria nuk ka kohë për të humbur nga një president që e krahasoi me një ekstremist. Megjithatë u shpreh i hapur për të dëgjuar rekomandimet. Pas reagimit të Ramës Sekretari i Përgjithëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është shprehur se Rama ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias.

Ndërsa vetë Basha, e përshëndeti reagimin e Varhelyit, duke shtuar se shpresonte që Komisioni i Venecias të adresonte të gjithë shqetësimet e opozitës në ndryshimet e bëra. Ndërkohë që nga faktorët e tjerë politikë në vend nuk ka ende asnjë reagim.  

Gjithashtu dhe Eurodeputeti për Shqipërinë, David Lega ka reaguar për Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ku është shprehur plotësisht dakort me Komisionerin Varhelyi. Ai ka thënë se Parlamenti dhe Rama duhet që të presin mendimin e Venecias për Ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Edhe Zëvendës Presidenti i PPE në Parlamentin Europian, Andrey Kovatchev ka rënë dakort me Komisionerin Varhelyi.

Por cilat janë ndryshimet e Kodit Zgjedhor kaq shumë të kontestuara nga opozita? 

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor përcaktuan një prag kombëtar 1%, një rirenditje të listës të ndarë në dy pjesë, në pjesë e parë, bazuar tek vota preferenciale, me një prag brenda listës prej 10 mijë votash, për kandidatët që duhet të thyejnë listën e parë, një e drejtë për kryetarin e Partisë që të garojë në 4 zona, e po ashtu edhe kandidimin e partive në një listë të përbashkët dhe ndalimin e koalicioneve tradicionale. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha meta con ndryshimet zgjedhore ne venecia edi rama ilir meta lulzim basha meta con ndryshimet zgjedhore ne venecia

Sondazh

Poll

Politike 26 Tetor 2020, 13:11

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë prapaktheu në lidhje me kalimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Pas kërkesës së Komisionie...

Politike 26 Tetor 2020, 12:29

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i kërkon më zhvillimet spontane në takimet dhe daljet e tij publike. Rama ishte të premten në Lezhë ku mori pjesë në inag...