Politike

Berisha deklaratë të fortë: Vendi po shkon drejt përplasjes civile

18 Prill 2019, 19:02 Nga DOSJA
Berisha deklaratë të fortë: Vendi po shkon drejt përplasjes

TIRANË- “Vendi po shkon drejt përplasjes civile”. Është kjo deklarata e fortë e ish kryeministrit Sali Berisha në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirel Milorit, në përgjigje të deklaratës së Rudina Hajdarit, e cila tha sot në Kuvend se opozita e re do të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Milori: Do të kemi një ‘97 të dytë?

Berisha: Për votën e lirë ia vlen çdo veprim që kur kombet kanë sakrifikuar për të, ia ka vlejtur.

Ish kryeministri shprehu bindjen se Partia Demokratike është në betejë për jetë a vdekje me Ramën.

Milori: Nëse Rama shkon në zgjedhjet e 30 qershorit, si do ta bllokoni?

Berisha: PD është në betejë për jetë a vdekje me armikun më të egër, të votës e rendit që është Edi Rama. PD është për fitore, ose vdekje. 30 qershori dhe opozita shumicë do t’i tregojë vendin këtyre që sillen si gangsterë dhe do t’u kthejë shqiptarëve të drejtën për të votuar si qytetarë. opozita ka popullin, të drejtën, fuqinë e tyre. Ata kanë drogën, gangsterët, krimin e fuqinë e tyre do ta shohim kush do fitojë”.

Marrë nga Abcnews.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mirela milori perplasja civile sali berisha mirela milori perplasja civile sali berisha

Sondazh

Poll