Politike

Zbardhet vendimi i Këshillit Kombëtar të PD: Angazhim në pamundësimin e zgjedhjeve

18 Prill 2019, 17:57 Nga DOSJA
Zbardhet vendimi i Këshillit Kombëtar të PD: Angazhim në

TIRANË- Partia Demokratike ka zhvilluar pasditen e sotme mbledhjen e Këshillit Kombëtar, nga ku kanë dalë me një vendim.

Sipas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-së me 4 pika, thuhet ndër të tjera se jo vetëm nuk do të hyhet në zgjedhje me Edi Ramën, por do të angazhohen që të pamundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista të tyre, shkatërrimtare për demokracinë dhe zgjedhjet e lira.

Më poshtë vendimi i plotë:

V E N D I M

Nr. 20/1, datë 18/04/2019

MBI QËNDRIMIN E PARTISË DEMOKRATIKE PËR KRIZËN POLITIKE DHE INSTITUCIONALE NË SHQIPËRI

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i mbledhur më datë 18 Prill 2019, ora 17.00,

DUKE MBAJTUR NË KONSIDERATË:

Në mbështetje të nenit 49 dhe 50 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe në vijim të vendimit nr. 20, datë 20.02.2019 të Këshillit Kombëtar, në mbledhjen e datës 18/04/2019,

KËSHILLI KOMBËTAR

V E N D O S I:

a) garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme;

b) çrrënjosjen e krimit, korrupsionit, dhe çlirimin e ekonomisë nga oligarkia dhe krimi që po shkatërrojnë punësimin, investimet dhe mundësitë për shqiptarët;

c) vijimin e aksionit opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën dhe bashkëpunimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike partia demokratike pengimi i zgjedhjeve vendimi i këshillit kombëtar partia demokratike pengimi i zgjedhjeve vendimi i këshillit kombëtar

Sondazh

Poll