Sport

Broja: Unë si Ronaldo, Suarez apo Ibra

25 Tetor 2020, 11:06 Nga DOSJA

HOLANDE – Sulmi i kombëtares kuqezi duket se tashmë do të jetë i siguruar nga lojtarë me të ndritur. Një prej tyre është Armando Broja, futbollisti i Chelsea nga Malësia e Madhe që është huazuar në këtë vit në kampionatin holandez te Vitesse. Për këtë lëvizje ai tregon se është konsultuar edhe me trajnerin e Chelsea, Frenk Lampard, i cili i ka dhënë si këshillë, se për Brojën qielli është limiti.

“Përpara se të vija te Vitesse unë fola me Chelsea, fola me Mount që ka qenë më parë këtu dhe më thanë sesa lojtarë me cilësi ka. Më thanë se është një kampionat shumë i mirë për të rinjtë që të marrin eksperiencën, të marrin më shumë minuta në fushë dhe shumë gjëra të bukura për “Eredivise” dhe Vitessen në veçanti.

Fola edhe me trajnerin e Chelsea, i cili më tha se do të ishte mirë nëse do të shkoja te Vitesse. Merr më shumë eksperiencë dhe më shumë kohë aktivizimi, por ishte gjithashtu edhe zgjedhja ime, pasi kanë luajtur shumë lojtarë të mëdhenj këtu.

Suarez, Ronaldo Fenomeni dhe Ibrahimoviç, kanë luajtur në “Eredivisie”. Sigurisht që për mua këta janë shembujt dhe ky kampionat është shumë i mirë për talentet që të zhvillohen. Me punë arrihet cdo gjë, më duhet të punoj shumë. Keni rastin e Ronaldos dhe Messit që kanë arritur çdo qëllim të tyre, pasi kanë punuar fort, që stërviten edhe pasi të ketë mbaruar stërvitja për të tjetër që të përmirësohen edhe më shumë,” – u shpreh mes të tjerash Broja.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armado broja chelsea vitesse armado broja chelsea vitesse

Sondazh

Poll

Sport 25 Tetor 2020, 17:15

Befason Hereneveni me 15.000 tifozë arusha

HOLANDE – Çudirat shpesh herë vijne nga Holanda ku futbolli konceptohet si nje shfaqe publike argëtuese por edhe kontribuese për shoqërinë. Kështu ...

Sport 25 Tetor 2020, 11:33

Sadiku debuton 6 minuta në fund të ndeshjes

TURQI – Pasi u largu nga Spanja në mënyrë të beftë, Armando Sadiku ka bërë debutimin në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u transferua gjatë mer...