Sport

Po kalon një formë të jashtëzakonshme, ish-sulmuesi i Kukësit në “orbitën” e 2 klubeve të Serisë A

25 Tetor 2020, 17:07 Nga DOSJA
Po kalon një formë të jashtëzakonshme, ish-sulmuesi i

KOSOVË– Mirlind Daku sulmuesi 22-vjecar kosovar, i çili luan në kampionatin kosovar me skuadrën e Ballkanit po kalon një formë të jashtëzakonshme.

Ai në 7 javë kampionat ka arritur të realizojë plot 14 gola. Përveç shkëlqimit me skuadrën kosovare, ai ka arritur të shkëlqejë dhe me kombëtaren e Kosovës U-21 ku shënoi golin e fitorës ndaj Andorrës. Daku ka patur dhe një eksperiencë në kampionatin shqiptar me skuadrën e Kukësit. Falë kësaj forme të jashtëzakonshme, sipas medias kosovare “Zëri.info”, sulmuesi ka zgjuar interesin e 2 klubeve të Serisë A.

Klubet e interesuara për 22-vjeçarin janë skuadrat e mirënjohura italiane Lazio dhe Torino. Nëse Daku vazhdon me këtë ecuri, ekziston mundësia që ky transferim I bujshëm të realizohet në fund të këtij sezoni futbollistik.

(Xh.Z/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport daku zgjon interesin e italise mirlind daku daku zgjon interesin e italise mirlind daku

Sondazh

Poll

Sport 25 Tetor 2020, 11:33

Sadiku debuton 6 minuta në fund të ndeshjes

TURQI – Pasi u largu nga Spanja në mënyrë të beftë, Armando Sadiku ka bërë debutimin në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u transferua gjatë mer...

Sport 25 Tetor 2020, 09:27

Egbo: Më pëlqen tasqebapi dhe fasulja, jo byreku

TIRANE – Emaneul Egbo është një nga futbollistët më jetëgjatë që ka luajtur dhe vazhdon të jetojnë në Shqipëri. Por ndërkohë që deri dje ka qenë një nga ish-por...