Sport

Bundesliga sërish një hap përpara: 280 karaktere për të shuar dyshimet

25 Tetor 2020, 16:33 Nga DOSJA

GJERMANI – A mjaftojnë 280 karaktere për të shpjeguar një episod të një ndeshjeje? Federata Gjermane e Fubollit thotë po. Ata duken të kenë gjetur një tjetër zgjidhje për t’i dhënë shpjegim gjithçkaje. Quhet @dfbschiris faqja e re në “Twitter” që kanë hapur arbitrat gjerman nga qendra e Asistimit Virtual të Abitrit në Këln.

Ata, në kohë reale, rikrijojnë një moment të diskutueshëm të ndeshjes dhe japin shpjegimin e tyre. Një zgjidhje ideale, ku ka mjaftuar thjesht ideja, pasi kushtet teknike për këtë gjë janë thuajse banale.

Një shebull ka qenë ai i marrë nga ndeshja në “Opel Arena” ku u luaj Mainz-Borusia M. Në minutën e 74’ VAR ndërhyn në lojë për një prekje me dorë të Niakhate. Verifikimi ishte i thjeshtë dhe arbitri akordon menjëherë penallti. Ndërkohë në kohë reale në @dfbschiris: “#M05BMG (që është hashtagu i ndeshjes ose shkurtimi i emrit të çiftit të skuadrave që përballen) min 74. Vendimi i arbitrit: Penallti. Arsyeja e ndihmës nga VAR: Prekje me dorë. Vendimi final: Penallti.”

Ngjan e thejshtë apo jo? Në këtë mënyrë Federata Gjermane e Futbollit është sërish një hap përpara kunër polemikave.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga var bundesliga var

Sondazh

Poll

Sport 25 Tetor 2020, 17:15

Befason Hereneveni me 15.000 tifozë arusha

HOLANDE – Çudirat shpesh herë vijne nga Holanda ku futbolli konceptohet si nje shfaqe publike argëtuese por edhe kontribuese për shoqërinë. Kështu ...

Sport 25 Tetor 2020, 11:33

Sadiku debuton 6 minuta në fund të ndeshjes

TURQI – Pasi u largu nga Spanja në mënyrë të beftë, Armando Sadiku ka bërë debutimin në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u transferua gjatë mer...