Aktualitet

Sulmi i armatosur në Elbasan në 2017, zbardhet dëshmia e Shefit të Antidrogës: Suel Çela s’ishte në vendngjarje, as i v

18 Prill 2019, 14:12 Nga DOSJA
Sulmi i armatosur në Elbasan në 2017, zbardhet dëshmia e Shefit

ELBASAN- Shefi i Antidrogës në Policinë e Elbasanit, ka dëshmuar sot në lidhje me sulmin e kryer ndaj uniformave blu në vitin 2017. Sipas burimeve të Dosja.al mësohet se Ylli Bici, shefi i antidrogës ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për këtë ngjarje janë të akuzuar tre persona, pasi qëlluan Policinë në vitin 2017 pranë një tregu agro-ushqimor. Si dëshmitar okular në vendin e ngjarjes, Bici i pyetur sot tek Krimet e Rënda ka thënë se atë ditë nuk ka parë asnjë nga të akuzuarit në vendngjarje.

“Audin që fërkoi mjetin e nëndrejtorit Gjergji Oshafi e drejtonte një djalë i shëndoshë me kapele”, duke mohuar se  në mjet të ketë qenë Suel Cela, Enea Bekteshi apo Kelment Xhaferri, që janë tre të akuzuarit.  “S’ishte as Sueli as i vellai i tij, i njoh prej vitesh dhe po të ishin ata do i kisha njohur”, ka shtuar më tej Bici. I pyetur se përse nuk u futen në treg pas mjetit “Audi” drejtori i antidrogës mësohet të jetë shprehur se nuk kishte armë me vete, dhe se po priste urdhër nga Oshafi.

Por çfarë ka ndodhur në vitin 2017?

Ishte një mbrëmje, ku Policia kishte marë informacioneve se në atë zonë po qarkullonin disa të dyshuar, dhe silësoheshin si të rrezikshëm. Para tregut Agro-Ushqimor Policia ndaloi një Range Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. Uniformat blu të Elbasanit i arrestuan dy të rinjtë për shkak se kundërshtuan punonjësit. Teksa Policët po largoheshin, nnjë Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit. Në dosje theksohet se Audin e blinduar e drejtonte Suel Çela i cili më pas u fut brenda Tregu Agro-Ushqimor. Dera e tregu u mbyll dhe Policia nuk mund të hynte dot në brendësi, për shkak se roja nuk e hapi portën. Kur Policia u fut brenda tregut, sipas Prokurorisë, Suel Çela ishte larguar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agro ushqimor enea bekteshi gjergji oshafi suel cela ylli bici agro ushqimor enea bekteshi gjergji oshafi suel cela ylli bici

Sondazh

Poll