Sport

Gjyqi i korçarëve në CAS, reagon zyrtarisht Skënderbeu

17 Prill 2019, 20:11 Nga DOSJA

Klubi i Skënderbeut ka dalë në një komunikatë zyrtare pas seancës dëgjimore ditën e djeshme në KAS, ku publikon edhe letrën që CAS ka çuar për presidentin Takaj.

 

“I dashur zoti Takaj, Mund të konfirmojmë për KS Skënderbeu, se çështja e KS Skënderbeut kundër UEFA-s, u dëgjua ditën e djeshme më 16 prill 2019 nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. CAS do pasqyroj vendimin (çmimin) në muajt e ardhshëm. Ju mund ta tregoni këtë tek media zyrtare, ky informacion është publik dhe në interes të publikut” – shkruhet në letrën e KAS, adresuar presidentit të Skënderbeut, Ardian Takajt.

Ndërkohë, Skënderbeu shprehet se për momentin, vetëm kaq mund të publikojë për tifozët, ndërsa shpreson për rezultatin më të mirë nga ky gjyq.

Të dashur sportdashës dhe tifozë,

Në përgjigje të interesit tuaj mbi çështjen që po zhvillohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv po publikojmë letrën zyrtare të zyrës ligjorë që po mbron interesat e klubit.

Ky është i vetmi informacion që mund të bëjmë publik momentalisht. Lutemi të mos bini pre e aludimeve dhe lajmeve pa fund mbi çështjen në fjalë.

Shpresojmë për më të mirën!

Me respekt,

KF Skënderbeu

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ardian takaj cas skenderbeu uefa ardian takaj cas skenderbeu uefa

Sondazh

Poll

Sport 17 Prill 2019, 14:42

Armand Duka zbulon arsyet: Ja pse zgjodha Rejan

Edoardo Reja ka pasuar bashkkombasin e tij Christian Panucci si trajneri i kombëtares shqiptare, ku sot ka nënshkruar kontratën për stolin e trajnerit.President...