Sport

Tottenham fiton ‘luftën’ në ‘Etihad Stadium’, Liverpool kalon lehtësisht në gjysmëfinale (Video)

17 Prill 2019, 19:03 Nga DOSJA
Tottenham fiton ‘luftën’ në ‘Etihad Stadium’,

Sot u luajtën dy ndeshjet e fundit çerekfinaliste, Manchester City priti Tottenhamin në Etihad, ndërsa Porto u ndesh me Liverpoolin në Portugali.

Liverpooli kaloi një ndeshje relativisht të lehtë, si pasojë e avantazhit me 2 gola nga ndeshja e parë por edhe falë Sadio Mane që shënoi në pjesën e parë.

Ndeshja në Estadio da Dragao u mbyll me rezultatin 4-1 në favor të kuqve.

‘Reds’ siguruan vendin e tyre në gjysmefinale dhe tani do të ndeshen me Barcelonën e cila skualifikoi Manchester United të martën.

Ndërsa nga ana tjetër, Manchester City dhe Tottenham zhvilloi një ndeshje të çmendur ku 5 gola u shënuan vetëm në pjesën e parë.

Steling shënoi një gol në fund në minutën e 93 por që më pas u anulluar për offside nga VAR.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 4-3 për Manchester Cityn por kjo nuk ishte mjaftueshëm për t’u kualifikuar.

Tashmë Tottenham do të ndeshet në gjysmëfinale me ekipin e artë të Ajax.

Komenti Live:

Porto-Liverpool

FT’ Mbyllet ndeshja në Dragao.

84′ Van Dijk shënon golin e katërt.

77′ Firmino gjithashti shënon për Liverpoolin.

69′ Eder Militao ka shënuar për Porton.

65′ Salah dyfishon rezultatin.

Ht‘ mbyllet pjesa e parë.

24′ Sadio Mane dërgon Liverpoolin në avantazh në Portugali,

16′ Marega humb një rast të pastër me portë bosh.

1’ Starton sfida në Estadio do Dragao.

Formacioni i Portos: Casillas, Militao, Felipe, Pepe, Alex Telles, Corona, Danilo, Herrera, Brahimi, Otavio, Marega.

Formacioni i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Milner, Wijnaldum, Mane, Salah, Origi.

Manchester City-Tottenham

FT’ Mbyllet ndeshja në Etihad

93′ Steling shënon në minutën e 93 por anullohet nga VAR.

73′ Llorente shënon golin e kualifikmit për Tottenham.

59′ Aguero shënon supergol për kualifikimin e Manchester Cityt.

54′ Një supergoditje e De Bruyne pritet nga Hugo Lloris.

21′ Nuk ndalen golat në Etihad, Sterling shënon përsëri.

11′ Shënohet përsëri, këtë rradhë është Bernardo Silva për Manchester Cityn.

9′ Koreano Jugori shënon përsëri pë avantazhin e Tottenham.

7′ Heung Min Son shënon golin e barazimit.

4′ Manchester City shkon në avantazh me golin e Raheem Sterling.

1′ Starton sfida në Etihad.

Formacioni i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Kompany (C), Laporte, Mendy, Gundogan, Silva, De Bruyne, Bernardo, Sterling, Aguero.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league manchester city tottenham porto liverpool champions league manchester city tottenham porto liverpool

Sondazh

Poll

Sport 17 Prill 2019, 14:42

Armand Duka zbulon arsyet: Ja pse zgjodha Rejan

Edoardo Reja ka pasuar bashkkombasin e tij Christian Panucci si trajneri i kombëtares shqiptare, ku sot ka nënshkruar kontratën për stolin e trajnerit.President...