Aktualitet

25 Tetor 2020, 07:30 Nga DOSJA

TIRANË- Qeveria në bazë të aktit të ri normativ nuk lejon grumbullimet dhe protestat për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo masë është marrë si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e koronaviruist.

Po çfarë ndodh në të vërtetë?

Në qendër të Tiranës që prej disa ditësh po zhvillohet panairi ‘Tirana Agro 100’ ku nuk kanë munguar këngët vallet por ajo që bie në sy është se njerëzit nuk zbatojnë rregullat e Covid-19. Albi Çela një përdorues i rrjeteve sociale së fundmi ka publikuar një video teksa shihet se në qendër njerëzit ia kanë marrë valle, ku shumë prej tyre nuk kanë vendosur as maskat që në Shqipëri prej disa ditësh mbajtja e saj është bërë e detyrueshme.

Çela po ashtu ka bërë një krahasim ku thotë se  në Shqipëri nëse njerëzit nuk lejohen që të protestojnë dhe  gjobiten ata që nuk mbajnë maska, ndërkohë sipas tij në panairin që ka organizuar Bashkia këto rregulla nuk ekzistojnë.

“Protesto, të rrafin, të shoqërojnë në komisariat, dhe të fusin një gjobë për fiksim. Ndërkohë panairin e qofteve e valleve e lënë hapur. Nuk të rrafin, thjesht një gjobë. Panairin e librave e keni online se ashtu është një muhabet. Jemi mirë.” shktuan ai, krahas videos ku shihen qytetarët duke kërcyer pa marrë parasysh pandeminë e Covid-19. 

Para disa ditësh me anëtarët e PDIU-së dhe VV-së u ngritën në protestë kundër vizititës së ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Mirëpo mes qytetarëve dhe policisë pati një përplasje për shkak se kjoe fundit nuk lejonte grumbullimet për shkak të pandemisë së kronavirusit. Si pasojë policia shoqëroi disa persona në komisariat pasi këto të fundit nuk iu bindën.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirui ne tirane koronavirusi ne shqiperi koronavirui ne tirane koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2020, 20:15

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, thotë se qeveritë dështuan për të marrë masa për përballimin e pandemisë së koronavirusit për sezonin vjeshtë-dimër. ...