Sport

Ekipi i Ajax kushtoi më pak se gjysma e çmimit që Juvja pagoi për Ronaldon

17 Prill 2019, 15:17 Nga DOSJA

Ekipi i Ajaxit që skualifikoi Juventusin nga Ligën e Kampionëve të martën u kushtoi hollandezëve pak më shumë se 50 milion euro, ku vetëm Blind u ble për 16 milionë euro.

Në tregun modern të transferimeve është bërë e zakonshme për një lojtar të transferohet të një klub me çmim prej tetë ose nëntë shifrash, por Ajax e ka ndërtuar ekipin ka eliminoi kampionët, Real Madrid dhe Juventusin e Ronaldos në raunde të njëpasnjëshme në një mënyrë krejtësisht të ndryshme.

Ekipi startues në Torino të martën në mbrëmje i kushtoi Ajax më pak se gjysma e çmimit që Juventusi pagoi për Ronaldon verën e kaluar dhe një nga yjet e a holandëze, Frenkie de Jong, u ble për një euro të vetëm. Ajaxi do të marr një fitim jashtzakonisht të madh pasi e ka shitur lojtarin për shifrën e 75 milionë eurove te Barcelona.

Katër startues të tjerë në Torino janë produkte akademie (Jowl Veltman, Matthijs de Ligt, Noussair Mazraoui dhe Donny van den Beek) dhe Lasse Scöne ishte një transferim i lirë nga NEC, që do të thotë gjysma e lojtarëve të Ajax në Torino nuk i kushtoi klubit asnjë cent .

Lojtari më i shtrenjtë në anën e Erik ten Hag është Daley Blind, i cili erdhi përmes akademisë Ajax, por u ble nga Manchester United për 16 milionë euro. Blerjet e Hakim Ziyush, Dusan Tadiç dhe David Neres ishin të gjitha për 12 milionë euro. Portieri André Onana, i cili ka qenë subjekt i interesit nga Barcelona dhe do të kushtonte plot 30 milionë euro nëse Ajax do të shiste, kushtoi 150,000 euro kur ai u bashkua nga akademia e Camp Nou më 2015.

Tashmë gjërat kanë ndryshuar, vlera e tregut e XI fillestare kundër Juventusit vlerësohet në rreth 330 milionë euro, me De Jong (75 milionë) dhe De Ligt (70 milionë) që kryesojnë listën.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ajax champions league cristiano ronaldo juventus ajax champions league cristiano ronaldo juventus

Sondazh

Poll

Sport 17 Prill 2019, 14:42

Armand Duka zbulon arsyet: Ja pse zgjodha Rejan

Edoardo Reja ka pasuar bashkkombasin e tij Christian Panucci si trajneri i kombëtares shqiptare, ku sot ka nënshkruar kontratën për stolin e trajnerit.President...