Politike

24 Tetor 2020, 16:57 Nga DOSJA

TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë sërish më 29 shtator ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar kështu dekretin e presidentit Ilir Meta. Ishte kreu i shtetit ai që i riktheu ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me argumentin kryesor se ishinantikushtetuese dhe të njëanshme, duke kërkuar edhe reflektimin e maxhorancës.

Gazetari Adriatik Doçi shkruan se këtë të enjte, dekreti do t’i rikthehet Kuvendit me qëllim që ndryshimet të hyjnë në fuqi në mes të muajit nëntor, për t’u implementuar para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Vetë Meta në një intervistë në emisionin “Opinion” tha se nuk kishte pasur ndërmend që t’i kthente ndryshime në Kodin Zgjedhor pasi maxhoranca i kishte të gjitha votat për ta rifuqizuar dekretin që ai do të rrëzonte, por ishte detyruar nga një reagim  nga Partia Popullore Europiane. Ndërkohë nga ana tjetër, me kërkesën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, kreu i shtetit ia ka dërguar Kodin e ndryshuar Zgjedhor për opinion në Komisionit të Venecias.

Reforma Zgjedhore është një prej kushteve të BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë por deri më tani nuk ka ardhur asnjë reagim nga Komisionieri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili pas vizitës në Shqipëri premtoi një opinion, të cilin nuk e bëri kurrë më publik. Ndërsa sipas Ambasadës Amerikane në Tiranë ndryshimet e bëra në Kod, nuk e preknin marrëveshjen e 5 qershorit.

Tanimë pritet që këtë të enjte, debati të nisë sërish nga e para në Kuvend…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta kuvendi ndryshimet ne kodin zgjedhor ilir meta kuvendi ndryshimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll