Aktualitet

Parkimi i gabuar në Tiranë, në 12 orë gjobiten 135 qytetarë

24 Tetor 2020, 11:40 Nga DOSJA
Parkimi i gabuar në Tiranë, në 12 orë gjobiten 135

TIRANE– Përgjatë 12 orëve janë ndëshkuar 135 automjete të cilat kishin parkuar gabim në rrugën “Myslym Shyrit”.

Policia i ka gjobitur këto mjete pasi shkaktojnë pengesa serioze për trafikun në tërësi, si dhe për mjetet e emergjencave mjekësore dhe civile në veçanti.

Njoftimi i policisë:

Rrugorët e kryeqytetit, në funksion të planit të veprimit për ndëshkimin e parkimeve të gabuara, përgjatë 12 orëve, monitorim të dedikuar në Rrugën e Kavajës. Janë ndëshkuar 135 automjete të pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në një rrugë e cila, njësoj si ajo e “Myslym Shyrit”, shërben si arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe dhe asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit. Duke qenë se kjo rrugë përshkohet edhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik qytetas, problematika që shkaktohet nga pushimet dhe qëndrimet e gabuara është akoma më e madhe, veçanërisht në afërsi të Poliklinikës Nr. 9 dhe pranë xhamisë, ku pushimet në korsitë e lëvizjes apo në rreshtin e dytë shaktojnë pengesa serioze për trafikun në tërësi, si dhe për mjetet e emergjencave mjekësore dhe civile në veçanti.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobat per makinat gjobat per makinat

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2020, 08:42

Mama Bar- si përballet bari kult me pandeminë?

BERLIN– Një dhomë e errët, mobilie retro, muzikë afrikane nga altoparlantët, pas banakut baristja letoneze me sytë e qeshur – goja e hunda të mbulua...