Aktualitet

Të krishterët shqiptarë kundër Papa Françeskut/ Pastori: Ne njohim vetëm martesën burrë-grua!

24 Tetor 2020, 11:01 Nga DOSJA
Të krishterët shqiptarë kundër Papa Françeskut/

TIRANË- Një deklaratë e cila ka thyer tabutë e Papa Françeskut mbi homoseksualët ka ndezur debatin brenda vetë të krishterëve, ku Papa ka mbështetur publikisht homoseksualët, duke u shprehur se ata kanë të drejtë të krijojnë familjen e tyre.

“Njerëzit homoseksualë kanë të drejtë të qëndrojnë në familje. Ata janë fëmijë të Zotit. Ne kemi nevojë për një ligj mbi bashkimin civil për t’u dhënë atyre mbulesë ligjore”- ka deklaruar Papa.

Pas kësaj deklarate, shumë përfaqësues të krishtërimit kanë dalë kundër fjalëve të Papës, ku mes tyre janë kundër edhe të krishterët në Shqipëri, pasi bie ndesh me Biblën.

Pastori Ylli Doçi, që është edhe kreu i Vëllazërisë Ungjillore në Shqipëri, i cili është shprehur se ata njohin vetëm martesën burrë-grua.

“E falenderoj median për vëmendjen e pamerituar ndaj meje dhe dëshiroj të jetë e thënë qartë pa nevojë për shtjellime të mëtejshme se unë mbetem entuziast për martesën e burrit me gruan apo dhëndrit me nusen jo vetëm si konkluzion i çdo kulture njerëzore në të gjitha kohërat, por edhe si pamja e vetme sublime e lidhjes së Perëndisë me njeriun ne Krishtin”- është shprehur ai në një deklaratë zyrtare.

Të krishterët shqiptarë të cilët janë kundër deklaratës së Papës janë shprehur: “Ne njohim vetëm martesën burrë-grua.”

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet  papa frannçesku homoseksual pastori ylli doçi  papa frannçesku homoseksual pastori ylli doçi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2020, 08:42

Mama Bar- si përballet bari kult me pandeminë?

BERLIN– Një dhomë e errët, mobilie retro, muzikë afrikane nga altoparlantët, pas banakut baristja letoneze me sytë e qeshur – goja e hunda të mbulua...