Aktualitet

“Covidi nuk pyet”/ Pasi fitoi betejën me virusin, Silva Bino jep mesazhin: E provova vetë, Virulenca nuk ka ndryshuar treg

24 Tetor 2020, 09:00 Nga DOSJA
“Covidi nuk pyet”/ Pasi fitoi betejën me virusin, Silva Bino

TIRANË- Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka qenë një ndër mjeket e prekura rëndë me COVID-19 e cila ka reaguar me një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët të cilët nuk besojnë se koronavirus ekziston, duke i bërë thirrje që të tregohen të kujdesshëm ndaj këtij virusi.

Gjithashtu Bino është shprehur se virulenca e COVID-19 siç thuhet shpeshherë nuk ka ndryshuar, ndërsa shton se rreziku mbetet ende i lartë, si për personat me sëmundje shoqëruese , por edhe për personat të cilat mund të mos kenë sëmundje shoqëruese.

“COVID-i ekziston, paraqitet në disa forma. Midis të cilave janë forma të lehta, mesatare dhe forma të rënda dhe tepër të rënda. Virulenca siç thuhet shpeshherë nuk ka ndryshuar. Personalisht e kalova në formë të rëndë. Pra e provova vetë se çfarë do të thotë të kalosh COVID-19, në formë të rëndë. Për të gjithë ata që nuk besojnë duhet të jetë të kujdesshëm, të dëgjojnë historitë njerëzore që tregojnë se sa e rëndë është sëmundja kur nuk mbushesh me frymë, kur nuk merr oksigjenin. Për këtë arsye duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mbrojmë të afërmit, pavarësisht sëmundjes apo pavarësisht nëse kanë apo jo sëmundje shoqëruese, shpeshherë COVID-i nuk pyet”- është shprehur Bino.

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ka shpërndarë në rrjetin e saj social “Facebook” mesazhin e Binos..

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infektohet silva bino infektohet silva bino

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2020, 08:42

Mama Bar- si përballet bari kult me pandeminë?

BERLIN– Një dhomë e errët, mobilie retro, muzikë afrikane nga altoparlantët, pas banakut baristja letoneze me sytë e qeshur – goja e hunda të mbulua...