Aktualitet

Ia mori pronën përmes falsifikimit dhe ia shiti një tjetri, arrestohet 38 vjeçari në Tiranë

24 Tetor 2020, 09:09 Nga DOSJA
Ia mori pronën përmes falsifikimit dhe ia shiti një tjetri,

TIRANE– Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe mashtrimit.

Në pranga ka rënë një 38-vjecar nga Tirana. Bëhet fjalë për shtetasin Agron Lila i cili me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave ka përvetësuar pronën e shtetasit G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policise:

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontrata” si dhe në bazë të kallëzimit të marrë nga shtetasi G.M., se një shtetas në anë të mashtrimit i kishte përvetesuar pronën dhe se ja kishte shitur dikujt tjetër, menjeherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes. Si rezultat e veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe punës intenstive u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit : •A.L., 38 vjeç, banues në Tiranë Ky shtetas në anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave ka përvetësuar pronën e shtetasit G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Flasifikimi i dokumentave”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh ” .

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shtetasi falsifikoi dokumentet shet pronen arrestohet shtetasi falsifikoi dokumentet shet pronen

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2020, 08:42

Mama Bar- si përballet bari kult me pandeminë?

BERLIN– Një dhomë e errët, mobilie retro, muzikë afrikane nga altoparlantët, pas banakut baristja letoneze me sytë e qeshur – goja e hunda të mbulua...