Aktualitet

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistes së Ballshit, dërgohet me urgjencë në spital

24 Tetor 2020, 08:50 Nga DOSJA
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistes së

BALLSH– Shëndeti i njërës nga grevistet e Ballshit është përkeqësuar. Mësohet se po transportohet për në spital.

Prej dy ditësh gjendja shëndetësore e grevisteve të Ballshit është e rëndë pasi kanë shfaqur simptoma të të vjellave, temperaturë dhe rrahje të forta zemre. Kjo pasi ato ushqehen vetëm me ujë dhe sheqer, duke i shkuar deri në fund kauzës së tyre të grevës.

Greva e urisë së naftëtarëve:

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë prej afro një muaji, ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Fillmisht u futën në grevë burrat naftëtarë dhe më pas këta u zëvendësuan nga gratë, pasi u rëndua gjendja e tyre shëndetësore. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë zhvilluan një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Ndërkohë gjendja shëndetësore e naftëtarëve rëndohet nga dita në ditë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grevistet e ballshit naftëtarët e ballshit grevistet e ballshit naftëtarët e ballshit

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2020, 08:42

Mama Bar- si përballet bari kult me pandeminë?

BERLIN– Një dhomë e errët, mobilie retro, muzikë afrikane nga altoparlantët, pas banakut baristja letoneze me sytë e qeshur – goja e hunda të mbulua...