Aktualitet

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet nga policia 51-vjeçari

24 Tetor 2020, 09:42 Nga DOSJA
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet nga policia

TIRANË– Një shtetas ka plagosur me mjet prerës një 52 vjeçar në Tiranë. Ngjarja e cila ndodhi në rrugën ‘Myslym Keta’ në Tiranë, për motive të dobëta bëri që policia të vinte në pranga shtetasit A.M., 51 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

‘Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Mysylm Keta”, dy shtetas po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale nga ana e Policisë u bë e mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale dhe arrestimi në flagrancë të autorit të dyshuar shtetasit A.M., 51 vjeç. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin F.M., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.’

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne tirane plagosje ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2020, 08:42

Mama Bar- si përballet bari kult me pandeminë?

BERLIN– Një dhomë e errët, mobilie retro, muzikë afrikane nga altoparlantët, pas banakut baristja letoneze me sytë e qeshur – goja e hunda të mbulua...