Politike

‘Ne na shijon ti kemi përballë’/ Spiropali përplaset me Artan Hoxhën për mediat, analisti: Qenkeni mazokiste…

23 Tetor 2020, 19:13 Nga DOSJA
‘Ne na shijon ti kemi përballë’/ Spiropali përplaset

TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali është përplasur me analistin Artan Hoxha lidhur me lirinë e mediave. Të dy të ftuar në emisionin “Java në RTSH”, kanë folur lidhur me tendencën e mediave kryesore në vend për të sulmuar ose për të mbajtur “anën” e qeverisë në pushtet. Spiropali ka mohuar qeveria se është favorizuar nga mediat, ndërsa analisti pretendon të kundërtën.

PJESË NGA DEBATI:

Elisa Spiropali: Mediat dihet që e shijojnë kur dalin kundër qeverisë. Ne na shijon ti kemi përballë. Të gjithë! Luli, Monika, Nardi etj.

Artan Hoxha: Qenkeni mazokiste.

Elisa Spiropali: Më thuaj…cilat janë këto media që mbrojnë Edi Ramën?

Artan Hoxha: Mediat kryesore janë pro qeverisë. Nuk thuhet hapur por vihet re në trajtimin e ngjarjeve.

Elisa Spiropali: Këtë e paskeni vënë re vetëm ju. Nuk janë si ato që thoshin që i ka vrarë opozita ata në 21 janar.

Artan Hoxha: Ishin komente ato.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan hoxha elisa spiropali artan hoxha elisa spiropali

Sondazh

Poll

Politike 23 Tetor 2020, 17:41

TIRANE– Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka ka takuar liderin historik të PS-së, Fatos Nanon.Ata të dy shihen në një vend të qetë, pranë natyrës teksa Ko...