Aktualitet

‘Po na vret stresi dhe heshtja e kryeministrit’/ Dita e 10 e grevës së naftëtareve të Ballshit, rëndohet gjendja e tyre

24 Tetor 2020, 08:08 Nga DOSJA
‘Po na vret stresi dhe heshtja e kryeministrit’/ Dita e 10 e

BALLSH-Naftëtaret e Ballshit hyjnë sot në ditën e dhjetë të grevës së urisë. Gjendja shëndetësore e tyre është rënduar.

Në ditën e dhjetë të grevës, gratë nuk tërhiqen, madje thonë se do iu bashkohen dhe fëmijët e tyre. Rifillimi i punës është një kusht i negociueshëm, theksojnë gratë. ‘Po na vret stresi dhe heshtja e kryeministrit. Pagat janë të panegociueshme. Vetëm të vdekura dalin. Ne më mirë të na zërë korona se të vdesim për bukë. Është turpi më i madh të vdesësh për bukë se të vdesësh nga korona. Reagimi i kryeministrit është absurd se ne s’po kërkojmë diçka që është jashtë detyrës së tij për të zbatuar një vendim gjyqi, që ne jemi pa bukë në shtëpi.”,- shprehen grevistet e ngujuara në ambientet e brendshme të uzinës.

Ndërkohë mësohet se një prej tyre ka përfunduar në spital pasi ishte në gjëndje të rëndë shëndetësore. Prej dy ditësh naftëtaret e ngujuara nuk ndihen mirë, duke pasur të vjella, temperaturë pasi ushqehen vetëm me ujë dhe sheqer.

Greva e urisë së naftëtarëve:

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë prej afro një muaji, ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Fillmisht u futën në grevë burrat naftëtarë dhe më pas këta u zëvendësuan nga gratë, pasi u rëndua gjendja e tyre shëndetësore. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë zhvilluan një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Ndërkohë gjendja shëndetësore e naftëtarëve rëndohet nga dita në ditë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve naftëtarët e ballshit greva e naftetareve naftëtarët e ballshit

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Tetor 2020, 19:49

TIRANË– Një 34-vjeçar është prangosur pasi ka ndërmjetësuar që kundrejt pagesës persona të bëhen pjesë e skuadrës së sigurisë “Illyrian Guard”...