Aktualitet

Ushtronin në lokal aktivitetin e lojërave të fatit, dhunë ndaj bashkëshortes/ Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, procedoh

24 Tetor 2020, 07:40 Nga DOSJA
Ushtronin në lokal aktivitetin e lojërave të fatit, dhunë

ELBASAN– Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas si dhe është proceduar penalisht 1 tjetër për vepra të ndryshme penale në qytetin e Elbasanit.

Në pranga ka rënë pronari i një lokali i cili ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit. Shtetasi R.N., 29 vjeç, ( pronari i lokalit i cili e kishte marrë me qera) dhe Xh.B., 21 vjeç( kamarier) banues në Gramsh ranë në pranga për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në Librazhd u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, shtetasit M.Ç., 21 vjeç, dhe D.Ķ., 23 vjeç.

Ndërsa shtetasi L.M., 30 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë:

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime në elbasan dhunë ndaj bashkëshortes lojera fati arrestime në elbasan dhunë ndaj bashkëshortes lojera fati

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Tetor 2020, 19:49

TIRANË– Një 34-vjeçar është prangosur pasi ka ndërmjetësuar që kundrejt pagesës persona të bëhen pjesë e skuadrës së sigurisë “Illyrian Guard”...