Aktualitet

Përfshihet nga flakët një pikë servisi e pjesë këmbimi në Elbasan, digjen automjetet që ishin brenda

24 Tetor 2020, 06:10 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët një pikë servisi e pjesë

ELBASAN- Përfshihet nga flakët një pikë servisi e pjesë këmbimi në Elbasan, në zonën e Ish-Kombinatit në Metalurgjik. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Në garazhdin e servisit ka pasur dy automjete të cilat janë shkrumbuar nga zjarri.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit mirëpo në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëset të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 24.10.2020, rreth orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji , në fshatin Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B., banues në Elbasan. Si pasojë e flakëve të zjarrit po digjet një magazinë me pjesë kembimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambjenteve të këtij servisi. Dëme në njerëz nuk ka. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrëfikses dhe po punohet per fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne elbasan zjarr ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Tetor 2020, 19:49

TIRANË– Një 34-vjeçar është prangosur pasi ka ndërmjetësuar që kundrejt pagesës persona të bëhen pjesë e skuadrës së sigurisë “Illyrian Guard”...