Aktualitet

Pas Klodian Taçes, prokuroria e Elbasanit merr në pyetje dhe 3 kryebashkiakë të tjerë të PS (EMRAT)

23 Tetor 2020, 18:16 Nga DOSJA
Pas Klodian Taçes, prokuroria e Elbasanit merr në pyetje dhe 3

ELBASAN– Në ambientet e prokurorisë së Elbasanit kanë qënë të pranishëm, kryebashkiaku i Peqinit Lorenc Tosku, i Belshit, Arif Tafani dhe kreu i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Kryebashkiaku i Peqinit është marrë në pyetje pasi akuzohet se makinën e bujqësisë e ka përdorur për nevoja të veta private. Kreu i Bashkisë së Belshit po ashtu është marrë në pyetje nga Prokuroria, në kuadër të hetimeve për investimet e kryera në pedonale.

Ndërsa kryebashkiaku Gurra, është marrë në pyetje pasi ndaj tij ka një këllëzim penal për prishjen në mënyrë të paligjshme të një prone private.

Këto paraqitje në prokurori vijnë pas asaj të kreut të bashkisë së Gramshit Klodian Taçe. Taçe është marrë në pyetje nga dy hetues në lidhje me një hetim që ka nisur mbi dyshimet rreth procedurave abuzive dhe dyshimeve për korrupsion në prokurimet e tenderave të dhëna nga institucioni që ai drejton. Po ashtu, përveç Taçes janë marrë në pyetje edhe specialistë dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë lidhur me tenderat që ka dhënë Bashkia nën drejtimin e tij.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arif tafani kastriot gurra lorenc tosku arif tafani kastriot gurra lorenc tosku

Sondazh

Poll