DETAJE: Po ecte buzë rrugës, 40-vjeçarja bie brenda një turbine, zjarrfikëset e nxjerrin dhe e dërgojnë në spital
23 Tetor 2020, 17:20Nga DOSJA
ELBASAN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku një grua 40-vjeçare ka rënë në një pus buzë rrugës. Policia ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me rastin duke bërë me dije se 40-vjeçarja me iniciale D.J., ishte rrëzuar aksidentalisht në një turbinë buzë rrugës. Pasi kanë marrë njoftimin zjarrfikëset e Elbasanit, kanë shkuar në vendngjarje për ta nxjerrë nga gropa duke e dërguar më pas në spitalin e Elbasanit. Mësohet se e reja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.
NJOFTIMI I PLOTË:
Librazhd / Informacion paraprak
Më datë 23.10.2020, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mirakë, shtetasja D.J., 40 vjeç, aksidentalisht ka rënë në një turbin e cila ishte në anë të rrugës. Me marrjen e njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje ku ka ndihmuar dhe nxjerr shtetasen e cila është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(k.m/A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Me argumentin se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) nuk ka vlerësuar drejt mungesat e burimeve të ligjshme për vitet 2007 dhe 2008 të parave me të cilat g...
TIRANË– Dalin detaje nga fituesit e testit të aftësive fizike të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nga 424 kandidatë në garë, vetëm 103 ia kanë dalë që të kaloj...
TIRANË– Albin Hoxha, 35-vjeçari që është vënë në pranga si një prej autorëve të atentatit në tentativë të biznesmenit Andon Dhima, ka qenë komando. ...
KUKËS– Albert Tuci, vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz Fran Tucit, përfaqësues i Partisë Socialiste është liruar nga burgu, pak javë pasi u a...
TIRANË– Na pret dimër i vështirë dhe rreziku i infektimit me covid është më i lartë tani se sa në vere. Ky është paralajmërimi i një prej anëtarëve t...
TROPOJË– Shkarkohet nga detyra nënprefekti i Tropojës, Granit Kurmekaj, ndërsa në vendin e tij është emëruar Mujo Gosturani.Ende nuk dihen detaje lidhur me...
LEZHË- Ish-deputeti Eduart Ndocaj është liruar nga komisariati i Lezhës, disa orë pasi u shoqërua me forcë nga efektivët. Në një prononcim për mediat, Ndoc...