Aktualitet

ZBULIMI I RRALLË ARKEOLOGJIK! Rasti i PARË në botë me sëmundjen e kockave gjendet 6600 vjet më parë në Maliq, eshtrat e

23 Tetor 2020, 17:20 Nga DOSJA
ZBULIMI I RRALLË ARKEOLOGJIK! Rasti i PARË në botë me

TIRANË– Një gjetje e rrallë ka ndodhur në Shqipëri. Një ekip shkencëtarësh kanë zbuluar një skelet të një mashkulli të ri në Maliq të Korçës, i cili vuante nga ostoporoza. Nga studimet e kryera, shkencëtarët kanë zbuluar se i riu, kishte jetuar në epokën e hekurit, rreth viteve 4,620–4,456 para lindjes së Krishtit. Në fund rezultoi se sëmundja e ostoporozës i kishte marrë jetën “të riut” dhe se ajo nuk kishte evoluar aspak deri në ditët e sotme. 

ARTIKULLI I PLOTË

Një burrë, i cili ka jetuar në epokën e hekurit ka ndërruar jetë rreth 6,600 vjet më parë në atë që është Shqipëria e sotme prej osteopetrozës, duke u shënuar si pacienti më i hershëm me këtë sëmundje në historinë e njerëzimit. Osteopetroza është një çrregullim i rrallë gjenetik, nga e cila kockat ngurtësohen dhe bëhen më të ndjeshme ndaj frakturave.  Studiuesit nga Gjermania analizuan mbetjet e eshtrave të gjetura në qytetin e Maliqit, të cilat i përkisnin një mashkulli, i cili përllogaritet se ndërroi jetë në të 20-tat e tij. Studiuesit gjetën shenja klasike të çrregullimit, ngurtësim të kockave dhe prova të një frakture dhe deformimi. Skeleti i gjetur në Maliq, i cili datonte rreth viteve 4,620–4,456 para Krishtit ka shënuar rastin më të lashtë të osteopetrozës në botë. Ndër të tjera ekipi zbuloi se gjendja e burrit ishte saktësisht e njëjtë me rastet e osteopetrozës dominuese që viren re edhe tek pacientët sot. Ky stabilitet në vijueshmërinë e sëmundjes lë të kuptohet se nuk do të ndryshojë as në të ardhmen. Ekipi i shkencëtarëve që analizoi eshtrat e burrit vuri re që kockat ishin të gjitha jashtëzakonisht të rënda, duke shfaqur prova të ngurtësimit të indeve, zhdukjes së zgavrës së palcës kurrizore dhe të qafës. 

“Karakteristikat patognomonike të përshkruara për pacientët me osteopetrozë autosomike dominante janë identike me ato të përshkruara për këtë skelet 6,600-vjeçar. Analiza gjenetike e këtij individi mund të ngushtojë diagnozën deri në një mutacion të veçantë nëse ruajtja e ADN-së ishte e mjaftueshme. Sëmundjet e rralla janë ende të nënpërfaqësuara në hulumtimet aktuale mjekësore,”-shpjeguan studiuesit.

Në studimet e ardhshme, ekipi shpreson të jetë në gjendje të vlerësojë nëse osteopetroza ishte sëmundje e zakonshme mijëvjeçarë më parë. Ndërsa gjetjet e plota të studimit u botuan në revistën The Lancet Diabetes and Endocrinology.

Marrë dhe përkthyer nga DailyMail

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eshtrat e gjetura ne maliq maliq semundja e ostoporozes eshtrat e gjetura ne maliq maliq semundja e ostoporozes

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Tetor 2020, 13:58

SHQIPËRI– 469 viktima, 7621 të infektuar aktivë dhe 10466 të shëruar. Ky është bilanci i koronavirusit që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri. Minist...