Sport

Firmoset kontrata, Edi Reja zyrtarisht trajner i kombëtares, Duka: Duam kualifkimin ne Euro 2020

17 Prill 2019, 14:26 Nga DOSJA
Firmoset kontrata, Edi Reja zyrtarisht trajner i kombëtares, Duka: Duam

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka dalë në një konferencë për shtyp ku po prezantohet zyrtarisht trajneri e ri i kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja.

Reja ka falenderuar Dukën për mundësinë e dhënë dhe për besimin, ku është shprehur se e ka ndjekur ndeshjen e shqipërisë më Turqinë.

Më pas tekniku italian ka firmosur kontratën dhe presidenti Duka i ka uruar mirëseardhjen trajnerit të ri në Shqipëri.

Edoardo Reja nuk premtoi objektiva madhorë në prezantimin e tij si trajner i kombëtares shqiptare por megjithatë ish-tekniku i Napolit dhe Lazios në fjalën e tij theksoi se do të punojë fort dhe do të mendojë ndeshje pas ndeshjeje për objektivat, pa përmendur në asnjë moment kualifikimin në Euro 2020.

Pasuesi i Panuccit te kuqezinjtë nënvizoi se nuk u mendua dy herë për të pranuar ofertën e presidentit të FSHF Armand Duka me të cilin pati një takim edhe pas ndeshjes ndaj Turqisë në Shkodër, ku Reja ishte i pranishëm për të ndjekur disa futbollistë pasi punonte si vëzhgues talentesh me kohë të pjesshme për klubin e Napolit.

Intervista e 73-vjeçarit ishte shumë e gjatë me Rejan që iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve duke folur për tema të ndryshme.

‘Shpresoj që të krijojmë marrdhënie të mirë me shtypin. Edhe nga përvoja ime personale, kam kërkuar të krijoj amrrdhënie të mirë me shtpin, kudo ku kam qënë. Faleminderit presidentit Duka që besoi te mua. Nuk ka qenë eksperiencë e mirë për mua. Skuadra u vendos në vështirësi. Jam i angazhuar me përzgjedhje lotjtarësh. Nga natyra ime nuk më pëlqen të flas gjatë, kështu që pres pyetjet tuaja.’

Cili detaji iu bindi ti thoni “po” Shqipërisë dhe objektivat?

“Kontrata ime është deri në nëntor dhe më pas do të shohim dhe nga kushtet. Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatin që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë. Dua të përshëndes Panuçin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua. Duka më telefonoi pas shkarkimit të Panuçit dhe jam krenar për këtë ofertë.”

Duka më pas është shprehur se kanë bërë më të mirën dhe shpreson që eksperienca e Rejas t’i japë ekipit atë që ka nevojë.

Mendoj se kemi bërë më të mirën. Pasi të përfundoj do të shohim nëse kemi bërë mirë apo keq. Një trajner me eksperiencë, besoj se do të japi atë që ka nevojë ekipi ynë. Kemi lojtarë cilësorë. Kanë nevojë për një ekspertizë, për një motiv dhe besoj  se Reja i ka cilësitë për ta bërë këtë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armand duka edy reja reja firmos kontraten trajneri i ri i kombetares armand duka edy reja reja firmos kontraten trajneri i ri i kombetares

Sondazh

Poll

Sport 17 Prill 2019, 14:42

Armand Duka zbulon arsyet: Ja pse zgjodha Rejan

Edoardo Reja ka pasuar bashkkombasin e tij Christian Panucci si trajneri i kombëtares shqiptare, ku sot ka nënshkruar kontratën për stolin e trajnerit.President...