Aktualitet

Atentati ndaj Andon Dhimës/ Lihen në burg katër të arrestuarit që tentuan të vrasin biznesmenin

23 Tetor 2020, 12:03 Nga DOSJA
Atentati ndaj Andon Dhimës/ Lihen në burg katër të

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ‘Arrest me burg” për 4 të arrestuarit që tentuan të vrasin biznezmenin Andon Dhima. Grid Leno, 45- vjeç, Albin Hoxha  35 vjeç, Maringlen Matohiti, 30 vjeç, dhe  Enea Hoxha 26 vjeç, të akuzuar për vrasje të mbetur në tentative janë lënë në burg.

Prokuroria pretendon se i ka identifikuar ata nga pamjet e kamerave të sigurisë, si edhe ka mundur të zbulojë një komunimim me sms mes dy vëllezërve Hoxha me tekst “Dole huq”.

4 të rinjët u arrestuan me 21 tetor ndëkohë  në kuadër të operacionit policia, sekuestroi armën e zjarrit me të cilën autorët do kryenin krimin, automjetin me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Përpara mediave, foli motra e Matohitit dhe njëkohësisht gruaja e Grid Lenon, e cila publikoi edhe një video. Gerta Matohiti pretendon se natën që ishte planifikuar për tu kryer krimi, më 15 tetot, Matohiti, vëllai i saj, ishte në punë si kamerier në lokalin që ajo vetë administron, “Vila e Peshkut”, që shikoni më poshtë. Ndërsa Grid Lenon, ishte në një festë ditëlindjeje. Matohiti rrëfeu gjithashtu edhe dhunën që ka përjetuar nga policia, pas shoqërimit të komisariat dhe faktin që e kishin kërcënuar se do ta arrestonin si bashkëpunëtore.

Më 15 tetor, biznesmeni Andon Dhima publikoi pamjet e një atentati që sipas tij ishte tentuar t’i bëhej poshtë pallatit, tek dera e ashensorit, ku dy persona shihet se hynë pas tij dhe menjëherë u larguan. Dosja.al ka analizuar videot e atentatit duke hedhur dyshimet e mundshme edhe për një iskenim. Megjithatë me zbardhjen e plotë të ngjarjes mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur vërtetë me biznesmenin, a ka dashur dikush vërtetë që ta vrasë?

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albin hoxha andon dhima enea hoxha grid leno maringlen matohiti albin hoxha andon dhima enea hoxha grid leno maringlen matohiti

Sondazh

Poll