Aktualitet

Betohen Enkeleda Hoxha dhe Gazmend Frëngu, prokurorët marrin detyrat e reja, Ibrahimi: Që nga dita e parë jeni paguar më sh

23 Tetor 2020, 11:14 Nga DOSJA
Betohen Enkeleda Hoxha dhe Gazmend Frëngu, prokurorët marrin detyrat e

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka organizuar sot ceremoninë e betimit të prokurorëve të rinj, Enkeleda Hoxha dhe Gazmend Frëngu. Duke paradite respektuar të gjitha masat e marra për parandalimin e përhapjes se virusit Covid-19, KLP-ja u mblodh në ambientet e “Polit të Drejtësisë”, duke kryer ritet e betimit të Enkeleda Hoxhës, në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, si dhe të Gazmend Frëngut, në detyrën e Prokurorit të z., në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Kryeprokurori i Përgjithshëm, z. Olsian Cela, drejtuesit e prokurorive të rrethit Pogradec dhe Kukës si dhe përfaqësues nga misionet ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS. Ibrahimi përgëzoi dy prokurorët të rinj për emërimin në sistemin e prokurorisë dhe u uroi suksese në rrugëtimin e tyre professional. Ai shtoi gjithashtu se të dhënat nga procesi i Vettingut i ngjasojnë një bilanci “lufte”, për sa u takon të shkarkuarve.

“Që në ditën e parë të punës, ju paguheni më shumë se Presidenti i Republikës, fakt shumë domethënës. Për fat të keq, lajmet nga sistemi i drejtësisë vazhdojnë t’i ngjajnë një buletini lufte, me shifra për numrin e te rënëve në vetting, me vështirësi dhe problematika që shkaktohen qoftë nga rënia drastike e numrit të magjistratëve, qoftë nga problemet e trashëguara, rregullatore e infrastrukturore, qoftë edhe nga besimi ende i lëkundur i shoqërisë tek sistemi i drejtësisë,”– tha Ibrahimi.

Fjala e Gent Ibrahimit

Momenti i betimit të një magjistrati mbart ngarkesë emocionale pozitive, pasi shënon fundin e një faze të rëndësishme në jetën profesionale të magjistratit dhe fillimin e një faze të re. Si i tillë, betimi është momenti i duhur për reflektime të rëndësishme e të thella, të cilat e shoqërojnë individin për një kohë të gjatë në rrugëtimin e tij profesional. Betimi juaj është sinteza e standardeve etike e profesionale, përkundrejt të cilave do të vlerësohet puna juaj si prokurore dhe angazhimi juaj si qytetare aktive, deri në fund të karrierës, madje deri në fund të jetës biologjike. Ju hyni në sistem, në familjen e madhe të prokuroreve të Republikës, në një kohë të vështirë. Natyrisht, që nga viti 2016 e këtej, janë bërë reforma themelore, të cilat e kanë shndërruar figurën dhe profilin e magjistratit. Vetëm për të përmendur disa syresh, do të doja të kujtoja se, që në ditën tuaj të parë të punës, ju paguheni sa ose më shumë se Presidenti i Republikës; se pavarësia juaj garantohet nga një kuadër ligjor bashkëkohor, i cili bën të mundur që performanca juaj në Shkollën e Magjistraturës të jetë faktori përjashtimor që përcakton vendimmarrjen e Këshillit për emërimin tuaj fillestar; se performanca juaj si prokurorë në vijimësi, do të jetë kriteri kryesor që do të përcaktoje ecurinë e mëtejshme në karrierë; se vënia e prokurorit para përgjegjësisë bëhet përmes një procedure që është garantuese për të drejtat e magjistratit, e kështu me radhë. Por, të gjitha këto nuk janë veçse parakushte. Në fund të fundit, diferencën midis suksesit dhe dështimit në punën tuaj si prokurorë, e vendosni ju. Unë doja vetëm të theksoj një gjë: Ju nuk do të jeni kurrë vetëm në jetën tuaj profesionale. Do të keni gjithmonë në krahun tuaj, Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Do të jetë detyra jonë që ju të jetoni dhe të punoni në një ambient, ku përvëlon meritokracia, integriteti dhe vlera profesionale. Ky është premtimi ynë për ju, ndërsa premtimin tuaj për ne, për familjarët e miqtë tuaj dhe për të gjithë shoqërinë, që do ta bëni sot në formën e një betimi, ne mezi presim ta dëgjojmë. Ju faleminderit edhe një herë juve për përpjekjen. Faleminderit pjesëmarrësve dhe familjarëve tuaj!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet betohen enkeleda hoxha dhe gazmend frengu gent ibrahimi betohen enkeleda hoxha dhe gazmend frengu gent ibrahimi

Sondazh

Poll