Politike

“Viktimë e mençurisë së tij”/ Genc Ruli i përgjigjet Berishës: Misioni vazhdon edhe jashtë politikës aktive

23 Tetor 2020, 11:44 Nga DOSJA
“Viktimë e mençurisë së tij”/ Genc Ruli i

TIRANË-Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike ka ngjallur edhe një lloj debati në distancë mes ish-kryeministrit Berisha dhe Genc Rulit. Ky i fundit është aktualisht Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të emrave që mund të jenë në listën e demokratëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Sot në një intervistë për “Abc News”, Ruli nuk mohoi që Sali Berisha ka kontribut të jashtëzakonshëm në PD, por theksoi se  angazhimi në politikën aktive nuk përbën domosdoshmëri për të vijuar misionin.

Unë fola çfarë mendova për veten time si Genc Ruli. Jam në të njëjtën kohë me Berishën dhe e theksova se Berisha ka kontribut. Edhe sot ka kontribut. T’i flasë demokratëve dhe të djathtëve. Ka goxha kontribut sepse është një njeri që nuk i shteron influenca. Angazhimi jonë në politikën aktive dhe profesionale nuk është i nevojshëm dhe i detyrueshëm për të vazhduar misionin tonë. Misioni jonë mjafton edhe me një deklaratë publike, edhe me një intervistë publike apo edhe me një përshëndetje që i bëjmë anëtarëve të partisë. Pra nuk shoh kontradita në ato që kam thënë. Unë ndjehem i lirë me veten time në këtë gjykim, prandaj bëra atë formulim që besoj jam mirëkuptuar edhe nga Berisha dhe nga shumë persona që e njohin Partinë Demokratike nga brenda“, u shpreh Ruli.

Gjithçka nisi pas deklaratës së Genc Rulit për Sali Berishën, i cili tha për Rulin: “Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty.

Për këtë deklaratë, ish-kryeministri u shpreh në emisionin “Çim Peka live” se Genc Ruli, është viktimë e mençurisë së tij. Berisha tha se ai ngatërron dy gjëra elementare, betejën me karrierën.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike genc ruli sali berisha genc ruli sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 23 Tetor 2020, 11:07

KORCE- Presidenti Ilir Meta ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama për konsultimin në lidhje me marrjen e vendimit, që negociatat për çështjen e ndarjes së...