Politike

“Flet për Anetën si Enveri për Anenë”, Berisha sqaron mesazhin që nisi për Ramën: Asaj le t’i dërgojë lule, p

22 Tetor 2020, 20:57 Nga DOSJA
“Flet për Anetën si Enveri për Anenë”, Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mesazhin që i dërgoi pasardhësit të tij, Edi Rama, të cilit i përmendte dhe mamanë e tij të ndjerë.

Në fjalën e tij, në emisionin “Çim Peka Live”, Berisha u shpreh se përmendi të ndjerën pasi Rama po e përmendte për t’u bërë popullor në sytë e të rinjve. 

Të rinjtë shqiptarë nuk kanë një ide se kush ishte Aneja dhe çfarë fatkeqësish bëheshin duke përdorur emrin e saj. Enver Hoxha, për t’u bërë popullor, kudo që shkonte, u fliste për Anenë, për trahananë e Anesë, për petullat e Anesë. Unë mendoj se secili duhet të nderojë të vdekurit e tij, të afërmit e tij, por nuk mendoj kurrë se mund të përdoret posti për të bërë personazh si Anenë, nënën e Edi Ramës. Edhe unë i them çoji lules asaj, por Kristaqit kurrë, se Kristaqi ishte kasap i vërtetë. Ai po e përdor për të kthyer në vëmendjen e shqiptarëve Anenë e Enver Hoxhës. Ai ka një vit që nuk takon dot qytetarë. Ai ka një vit që takohet vetëm me zyrtarë ose militantë të sjellë kastile aty Tipike si ai tjetri. Ai zëvendësonte kontaktin me njerëzit duke iu referuar Anesë. Ky mendon se do bëhet më i njerëzishëm duke iu referuar Anetës,”-tha Berisha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll