Politike

Carlo Bolino tha se Meta ka dhënë 419 nënshtetësi pa propozime. I përgjigjet Gjekmarkaj: Më mirë bëj invesigim për ince

22 Tetor 2020, 20:01 Nga DOSJA
Carlo Bolino tha se Meta ka dhënë 419 nënshtetësi pa

TIRANE– Gazetari Carlo Bolino mbrëmjen e sotme në emisionin ‘ Open’ foli për dhënien e nënshtetësive nga presidenti Ilir Meta. Bolino tha se Meta i ka dhënë një nënshtetësi shqiptare një futbollisti të Tiranës nga Gana për vetëm 8 minuta. Më pas ai deklaroi se presidenti ka dhënë në total 850 nënshtetësi.

‘Brenda 8 orëve, presidenti Meta i ka dhënë një futbollisti të Tiranës nga Gana. Kjo është bërë që Tirana të shmangte rregullin e Uefas për jo më shumë se 5 lojtarë të huaj. Tirana kishte një ndeshje në Zvicër. Presidenti Meta ka dhënë 850 nënshtetësi shqiptare. Mbi 400 janë nga propozime të ministrive apo institucioneve të tjera. 419 janë dhënë vetë nga presidenti. Është shkelur ligji sepse kjo mund të cënojë sigurinë kombëtare. Nuk mund të sigurojë informacion presidenti për 8 orë siç ishte në rastin e futbollistit nga Gana që luan me Tiranën”– tha Bolino.

Për akuzat e ngritura nga Bolino, analisti Agron Gjekmarkaj tha se këto janë tërheqje e vëmendjes së publikut nga temat aktuale. Gjekmarkaj i kërkoi që më mirë të bëjë një investigim për inceneratorët.

“Ne po diskutojmë mbi një tagër që Kushtetua ja ka dhënë presidentit. Unë nuk shikoj lajm këtu. Nuk ka fare lajm këtu. Kjo thjesht largon vëmendjen nga temat aktuale, siç janë inceneratorët. Si gazetar i vjetër i vendit tim, ftoj Bolinon që të bëjë një investigim mbi inceneratorët siç është bërë mbi këtë temë”- tha Gjekmarkaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj carlo bolino nenshtetesite nga meta agron gjekmarkaj carlo bolino nenshtetesite nga meta

Sondazh

Poll