Politike

Gazetari i kërkon llogari, Ahmetaj: Ditën e aksidentit, s’kam qënë ministër. Kontrata e inceneratorëve është online, t

22 Tetor 2020, 20:35 Nga DOSJA
Gazetari i kërkon llogari, Ahmetaj: Ditën e aksidentit, s’kam

TIRANË– Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj është përballur me gazetarët lidhur me kontratate e inceneratorëve. I ftuar në emisionin “Opinion”, Ahmetaj tha se kontrata ishte e gjitha online dhe se ishte punuar për 4 muaj deri në finalizimin e kontratës.

PJESË NGA BISEDA:

Mentor Kikia: Me kë shoqërohesh ti more? Mund të jetë trafikant drogë. Çdo në makinë me ty Klodian Mërtiri? Je ministër

Arben Ahmetaj: Atë ditë s’kam qënë ministër.

Robert Rakipllari: Ju thoni që s’keni lidhje me atë personin, është histori penale

Arben Ahmetaj: Ore çfarë po thua ti? Si histori penale? Marrëdhënia ime me njerëz janë penale? Çfarë janë këto? Tërhiqe

Robert Rakipllari: Unë nuk i hyj asaj historie

Arben Ahmetaj: Ore po ti the penale

Robert Rakipllari: Ajo është një histori që mund ta hetojë SPAK-u

Arben Ahmetaj: Po le të hetojë çfarë të dojë SPAK-u more, pse marrëdhëniet e mia me njerëz do hetojë SPAK-u? Po le të hetojë ç’të dojë more.

Robert Rakipllari: Nuk është publikuar kontrata

Arben Ahmetaj: Po e kam këtu more. Do të të dhuroj me kornizë, se e kam edhe zakon?

Blendi Fevziu: U dha brenda ditës

Arben Ahmetaj: Është kulmimi i një punë prej 4 muajsh.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aksidenti i arben ahmetajt arben ahmetaj aksidenti i arben ahmetajt arben ahmetaj

Sondazh

Poll