Politike

DEBAT NË STUDIO/ Aksidenti i Ahmetajt me Klodian Mërtirin, ministri: S’ka ndikuar për gruan. Fevziu bëhet kurioz: Si e ke

22 Tetor 2020, 20:19 Nga DOSJA
DEBAT NË STUDIO/ Aksidenti i Ahmetajt me Klodian Mërtirin, ministri:

TIRANË– Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka folur lidhur me aksidentin e tij, ku i përfshirë ka qënë edhe Klodian Mërtiri. I ftuar në emisionin “Opinion”, Ahmetaj tha se nuk ka lidhje shoqërimi i tij me bashkëshortin e personit që ka fituar tenderin për inceneratorin.

BISEDA NË STUDIO:

Arben Ahmetaj: Kur flasim për një aksident duhet të kemi kujdes dhe duhet t’i referoheni të dhënave zyrtare. Nuk është investigim i BIRN, është publike. Ai djali nuk figuron fare.

Mentor Kikia: Figuron bashkëshortja. Jo mo jo mos e kalo këtë. Ju lutem tani…

Arben Ahmetaj: Edhe sikur ai të ishte zyrtarisht. Personi nuk figuron fare me dokumenta. Ça po thoni mo?

Blendi Fevziu: Stela është bashkëshortja e tij?

Arben Ahmetaj: Ça po thoni mo? Jurist mund të jetë, mos të jetë një ditë. Nuk kam ardhur këtu që bësh konspiracion. Do të referohesh me dokumenta dhe logjikë. Klodian Mërtiri nuk figuron fare këtu. Isha me këtë zonjën…Kjo s’ka rëndësi. Juristi mund të jetë, mund të mos jetë një ditë. Çfarë është? Është i klonuar? Jeni mirë apo s’jeni mirë? Çfarë po bëni? Konspiracion. S’kam ardhur të bëj konspiracion. Personi Mirel Mërtiri nuk figuron fare. Unë si Ministër nuk kam qenë pjesë e procedurës.

Mentor Kikia: Doni ta besojmë që s’ka asnjë lloj impakti?

Arben Ahmetaj: Po besoje.

Blendi Fevziu: Ore si e njeh ti këtë?

Arben Ahmetaj:Si të njoh ty?

Blendi Fevziu: Po ne na ka njohur zbori, se kemi dhe një moshë bashkë. Me të s’të lidh gjë. Jeni njohur në zbor, në shkollë? Ku?

Arben Ahmetaj: Me Mërtirin jam njohur në kafe, me ty në shkollë…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj arben ahmetaj

Sondazh

Poll