Politike

Marrëdhëniet me Metën? Basha: Shumë të mira, gjithë institucionet e tjera janë nën hyqmin e Edi Ramës, presidenca jo

22 Tetor 2020, 20:09 Nga DOSJA
Marrëdhëniet me Metën? Basha: Shumë të mira,

TIRANE– Lulzim Basha ka deklaruar se marrëdhënia me presidentin e vendit është shumë e mirë. Ai e cilësoi presidencën si insititucion i deinstitucionalizuar.

‘Janë marrëdhënie shumë të mira institucionale, roli i presidentit ka qenë shumë i rëndësishëm, si i vetmi institucion i pakapur i Republikës, gjithë institucionet e tjera janë nën hyqmin e Edi Ramës, janë të kapura, në fakt Republika është e deinstitucionalizuar.’- tha Basha në emisionin ‘Ilva now’.

Qëndrimin e Metës, Basha e quan shumë në përputhje me rolin që duhet të ketë presidenti i vendit. Ndërsa i pyetur nëse ndihet i rivalizuar nga Meta, kreu i PD tha se janë të gjitha sulme e se nuk ka asnjë rivalizim mes tyre.

‘Unë mendoj se qëndrimet e tij në mbrojtje të kushtetutës, në mbrojtje të marrëveshjes së 5 qershorit që u shkel nga Edi Rama për shkak të frikës që ka nga përballja me popullin, kanë qenë qëndrime në përputhje me rolin që duhet të ketë Presidenti i Republikës që është garant i kushtetutës dhe përfaqësues I unitetit të popullit. Aspak. Janë këto të gjitha katjushka të Edi Ramës. Domethënë gjithë ditën e harxhon me sulme ndaj meje me sulme ndaj PD-së..’- u shpreh Basha.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll