Politike

Yuri Kim del kundër vendimit të Ramës, ambasadorja amerikane: Nuk kam maskë kur dal jashtë

22 Tetor 2020, 19:43 Nga DOSJA
Yuri Kim del kundër vendimit të Ramës, ambasadorja amerikane: Nuk

TIRANE– Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim duket se nuk i respekton të gjitha vendimet e kryeministrit Rama. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, tha se nuk e mban maskën mbrojtëse në ambiente të jashtme.

“Vështirësia për të qëndruar në shtëpi nuk është aq e vështirë. Marrim masa. Kur jam në makinë, gjithmonë kam maskë. Nuk kam maskë kur ka distancim social të mjaftueshëm ose kur jam jashtë”, tha ambasadorja Kim.

Ambasadorja e ShBA tregoi se nuk bie dakord me këtë urdhër të Ramës, ndonëse shpesh herë e ka mbështetur në vendimet e tij. Ditën e sotme teksa ishte e pranishme në Kuvendin e Shqipërisë, Yuri Kim ishte e pajisur me maskë, mirëpo mund të themi se zgjedhja e sotme do ketë qënë për ti dhënë shembull të gjithë politikanëve të panishëm.

Ndërkohë jemi kurioz për të ditur nëse është pikasur pa maskë kur ka qënë në ambientet e jashtme.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike maske yuri kim maske yuri kim

Sondazh

Poll