A do kandidojë më 25 prill përballë Ramës në të njëjtin qark? Basha: Nuk e di, ai e ndryshon, njëherë në Durrës past
22 Tetor 2020, 19:34Nga DOSJA
TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se nuk e di nëse do të jetë përballë Ramës në zgjedhjet e 25 prillit pasi ai ndryshon disa herë fjalën. Basha tha për ‘Ilva Noë’ se përballjen me Ramën nuk e shikon si personale e se sfida e tij është ndryshimi që do sjellë për vendin në këtë kohë të vështirë.
‘Nuk mund as ta mohoj as ta pohoj, se e para punës nuk e di se ai e ndryshon njëherë thotë jam në Durrës, pastaj thotë jam në Vlorë, por nuk më intereso kjo mua se un nuk e shoh këtë si një përballje personale. Lista jonë, ekipi ynë ka për të marrë përsipër një përgjegjësi shumë të madhe në një kohë shumë të vështirë dhe çdo vendim do të merret në funksion të peshës dhe përgjegjësisë që do të marrin para shqiptarëve se sa për Ramën e konsideroj të mbaruar kapitullin e tij dhe sfida e vërtetë e imja dhe Partisë Demokratike është ndryshimi që do sjellim dhe mënyra për ta sjellë këtë ndryshim në një kohë kaq të vështirë për vendin.’
Emra surprizë brenda partisë ka premtuar Basha në zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se partia do të bashkojë energjitë me emrat më të spikatur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ndërsa për kandidimin e Berishës, kreu i PD tregoi se nuk e ka biseduar dhe nuk di nëse do përfshihet apo jo në zgjedhje.
‘Shumë, shumë takime dhe komunikime. Padiskutim që po, e gjitha, i gjithë qëllimi i këtij procesi është të bashkojë energjitë e brendshme të partisë demokratike me energjinë e emrave të spikatur në fushat e tyre të profesionit, në angazhimin e tij publik brenda edhe jashtë Shqipërisë. Nuk kam biseduar me Berishën. Siç ju thashë nuk jemi akoma në atë fazë. ‘- tha Basha.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim e ka cilësuar zhgënjyes faktin që ndryshimet zgjedhore u miratuan në kuvend pa konsesnus mes palëve. Megjithatë gjatë një interv...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha tha se organet e reja të drejtësisë, pra SPAK, ka për detyrim që të hetojë atë që ai quan aferën korruptive të inc...
TIRANË– Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dhënë një intervistë ku edhe ka folur për emërimin në Shqipëri dhe përshtypjet e para që ka pasur për vend...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kapur një gabim në projekt-buxhetin e qeverisë Rama.I ftuar në emisionin “Ilva Now”, Basha u shpreh se Rama pretendon...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video të kryetares së LSI, Monika Kryemadhit dhe Petrit Vasilit të cilët i drejtuan atij një mesazh....
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka adresuar akuzat e kryeministrit Edi Rama disa ditë më parë, i cili publikoi dokumentin e projektit të kreu të PD-së p...
TIRANË– Thesaret e shkruara të Bibliotekës Kombëtare janë ekspozuar në ambientet e COD tek Kryeministria për publikun me rastin e 100-vjetorit të themelimi...